Nuk pi kurrë kafe me studentet e mia
Autori i Lajmit: Denisa Kona
A provokojnë apo joshin studentet, profesorët e tyre? Një pyetje të drejtpërdrejtë për një nga pedagogët e UT-së dhe një përgjigje po kaq të drejtpëdrejtë. Profesori i Gjuhësisë së Përgjithshme, Shezai Rrokaj i përgjigjet duke të parë drejt në sy. Eshte e qartë se ndodh, sepse ndodh që studentet t i ngatërrojnë pozicionet nëse u krijohet më shumë sesa duhet afrimitet, nëse trajtohen shoqërisht përtej auditorit, edhe nëse nota kthehet në presion. Shkaku që ia drejtuam këtë pyetje, u bë rrëfimi konfidencial i një pedagogu të Akademisë së Arteve të Bukura disa ditë më parë, i cili na tha se “hallexheshka” i kishin ardhur disa herë në studio, i kishin ofruar hiret e tyre në këmbim të notës së provimit dhe kur ishin refuzuar, kishin ardhur herë tjetër me një shumë parash nga shtëpia. Në “moralin” e një pjese të studentëve, për një “nder” duhet paguar në një formë apo një tjetër. Dhe të jesh në pozitat e pedagogut që merr “oferta” të tilla, të palëkundura, mund të jetë tunduese. Prof. Rrokaj tregon si i ka shmangur rrethanat provokuese.
-Nuk jeni përfolur ndonjëherë si pedagog mitmarrës. Por diçka që vetëm ju mund ta dini: A jeni provokuar ndonjëherë nga studente tuajat për përfitim të notës?
Nuk më pëlqen t i ngatërroj pozicionet, nuk e ngatërroj jetën universitare me jetën private. Nuk pi kafe me studentet e mia, sepse ndonjëherë studentët i ngatërrojnë pozicionet. Raporti im ka qenë, në rastin kur ma kanë kërkuar, i këshilluesit, prindit. Asnjëherë nuk mbaj mend të jem grindur me studentët e mi në 25 vitet e mia si profesor. Nuk kam pasur provokime, ndoshta edhe ngaqë jam tolerant në notë dhe asnjë student nuk është larguar pa u bindur për atë vlerësim që meriton.
-Njiheni si pedagog liberal me studentët tuaj. Cili është rezultati i këtij modeli?
Rezultati? Studentët nuk frustohen dhe nuk provojnë pasoja të tutelizmit dhe pedantizmit. U krijoj liri studentëve të mi. Ndonjëherë leksionet i kombinoj me digresione spontane, nuk qëndroj në një vend kur flas, as letra përpara nuk mbaj. Këto bëjnë pjesë në stilin tim të komunikimit. Më pëlqen leksioni që krijohet në klasë, që ka për objekt studentin dhe jo pedagogun, pasi në përvojën tonë pedagogjike, mësuesi është mësuar të flasë gjithë kohën dhe nxënësi (studenti) trajtohet si një dëgjues pasiv. Jam për një shkollë interaktive, që ta bëjë studentin të flasë, gjë për të cilën po investohet në shkollat perëndimore.
-Cilat janë periudhat e arta të mbushjes së auditoreve me studentë të zellshëm? A keni periudha, breza të veçantë në kujtesën tuaj?
Unë nuk i binden këtij vlerësimi nostalgjik. Çdo brez ka gjeninë e vet. Ajo që më pëlqen shumë tek të rinjtë tani, është se ata janë më të sinqertë, të shikojnë në sy edhe pse janë më çamarrokë se breza përpara, edhe pse lexojnë më pak. Por për mua janë më të mirë këta që të shohin në sy.
-Cila është fyerja më e madhe që mund t i bëhet një profesori nga studentët e tij?
Nuk ka fyerje më të madhe për një profesor, sesa të humbasë vëmendjen e auditorit të tij, kur studentët e shpërfillin, nuk e shohin në sy. Kam fat se studentët gjithnjë më ndjekin. Leksionet janë tërheqëse për ta, ngaqë kam synuar të them gjëra që bindin dhe jo mbiinformim.
-A ka në mes pedagogëve xhelozi të mëdha profesionale si në gazetari?
Xhelozi ka, por unë i përmbahem shprehjes: O Zot, kjo tokë është kaq e madhe, saqë ka vend për të gjithë. Ka aq shumë për të bërë e për të zbuluar, saqë duhet kontributi i të gjithëve dhe nuk mjafton.
Refleksionet e profesor Shezai Rrokajt nga koha e rinisë së tij universitare
Studimet e mia në Francë në vitet e izolimit...
“Të studiosh në shkolla të tilla si “Bordon 3” do të thotë të përdorësh lirinë për të menduar”
-Në CV-në tuaj shohim se keni studiuar jashtë shtetit para 90-s. Si ju erdhi shansi për studime në Paris në ato vite të izolimit?
Ky nuk ishte vetëm shansi im, ishte shansi i brezit tonë që lidhje me një qëndrim të ri të ndjekur nga Partia e Punës, e cila duke ndjerë pasojat e izolimit pas prishjes me Kinën, kishte nevojë të përgatiste vetë specialistë. Studimet në Francë lidheshin edhe më një dobësi të Enver Hoxhës, për atë vend që e kishte frekuentuar në rininë e tij. Deri në fund të viteve 70, shkonin me studime vetëm fëmijët e Byrosë, por nuk arrinin t i mbaronin gjithnjë shkollat në Perëndim. Atëherë Enver Hoxha vendosi për herë të parë, që të dërgonte me studime në Perëndim, studentët me rezultatet më të mira, që vinin nga të gjitha shtresat e popullsisë. Shansi im ishte famija patriote dhe babai minator, komunist. Gjithashtu, vajtjen ia detyroj në mënyrë të veçantë prof. Dr. Ilia Lëngut, shef i Departamentit të Frëngjishtes. U bë një përzgjedhje dhe unë isha ndër studentët më të mirë, kisha vetëm një 9 dhe pikërisht në lëndën që jap sot.
-A ju hutoi vendi i madh dhe cilat ishin impresionet tuaja të para?
Sot kohët kanë ndryshuar, por të vije nga një vend i izoluar ku Francën e njihnin vetëm nëpërmjet librave, ishte një impresion i fortë. Kontakti i parë dhe përshtypja e parë ishte zhurma, lëvizja. Aty gjërat nuk qëndronin në një vend, sa syri nuk i ndiqte dot dhe hutohej. Kur kthehesha nga Franca në Tiranë, ecja ime ishte më e shpejtë se e çdo këmbësori. Jeta ime kishte marrë një tjetër ritëm në të tëra aktivitetet: Ecja, vishesha, haja shpejt. Kjo gjë më ka mbetur edhe sot, me sa duket ka një pajtueshmëri mes asaj që më dha Franca dhe prirjes sime të brendshme. E urrej gjendjen e palëvizshme. Më pëlqen të organizoj, të bëj gjëra të reja, të krijoj, por nuk jam kaotik. Stanjacionin e konsideroj vdekje të shpirtit.
-Duke u kthyer tek jeta juaj universitare dhe pasuniversitare, çfarë do të thotë të kesh studiuar në Bordon dhe në Sorbonë?
Të studiosh në një shkollë të tillë, do të thotë të përdorësh lirinë për të menduar, do të thotë të shpëtosh nga klishetë dhe stereotipi i riprodhimit, të mendosh në mënyrë të strukturuar. Sorbona radhitet ndër 20 universitetet më të mira në botë. Kush kalon Sorbonën, është qytetar i botës, fiton një status.
Por edhe “Bordon 3” është nga universitetet më të mira të Francës. Ishte fat të laureoheshe atje.
-Keni pasur profesorë -idhuj dhe a keni kontakte me ta?
Kam pasur shumë. Kam qenë me fat, sepse kam qenë student në auditor i profesorëve të mëdhenj, me të cilët takohem edhe nëpër kongrese ndërkombëtare.
-Balzaku ka pasur një shprehje për Parisin, që mjafton edhe vetëm ajrin t i thithësh, të jep kulturë. Çfarë gjurmësh la Parisi në koshiencën dhe subkoshiencën tuaj, përveç ritmit?
Të jesh në Paris në moshën 20-25-vjeçare është një kohë e artë pë t u ndërtuar si njeri dhe për të eksploruar. Atje çdo pikë kontakti, çdo rrugë, çdo qoshe, rrezatonte kulturë. Jeta ishte kaq e ngjeshur, saqë të duhej të planifikoje gjithçka. Unë kisha një axhentë vjetore për vajtjet në teatër, ekspozita, kampingje, për ski, në ekspozita, pishina etj. Ishte një përvojë e pazëvendësueshme.
Formimi dhe karriera
Studimet universitare në Bordo, Paris ( 79- 84)
Studimet pasuniversitare në Sorbonë, Paris, ( 88- 90)
Specializimi: Gjuhësi e Përgjithshme
Pedagog në Universitetin e Kozencës ( 96 -2000)
Mban titullin Profesor Doktor në Gjuhësi
Shef departamenti në katedrën e Gjuhësisë në Fakultetin Filologjik
Zv/dekan i Fakultetit të Histori-Filologjisë
Rektor i Universitetit të Tiranës
Kryetar i Konferencës së Rektorëve
Dekan i Fakultetit të Histori-Filologjisë
Aktivitete të tjera:
Bashkëthemelues i Fondacionit të Mendimit të Lirë, që mbështetet nga Departamenti i Shtetit
Kryetar i Këshillit Kombëtar të Federatës së Paqes
Këshilltar për Arsimin pranë LSI-së, në statusin e kontributit të shoqërisë civile
POLITIKA
Rrokaj: “Roli i intelektualit e emancipon politikën. Indiferenca, e gabuar”
Besoj tek realpolitka, jo tek politika akrobatike
Profesori i Gjuhësisë pranë LSI-së, shpreson ta bëjë politikën më pak konformiste
-Ju shohim këto ditë pranë formacioneve politike. I jeni futur politikës?
Aktualisht, jam angazhuar me LSI-në në statusin e shoqërisë civile, pa teser partie. Më është kërkuar ndihmesë për probleme të arsimit dhe të tjera. Pranova sepse mendoj që intetelektualët nuk duhet të qëndrojnë jashtë, për faktin se politika përcakton fatin e qytetarit. Roli i intelektualit duhet të forcohet, gjë që e bën politikën më të hapur, do të thosha, e emancipon, duke i dhënë një dimension tjetër. Partitë janë si shtabe ku raportet janë të një karakteri hierarkik, kurse intelektualët e ndryshojnë këtë konformizëm partiak.
-Jeni pranë LSI-së sic thatë, për të kontribuar si intelektual. Nuk keni ndër mend të vishni kostumin e politikanit?
Nuk e di se ç kostum kanë politikanët.
-Nuk keni frikë se politika ju bën pis? Thonë se i ngjan një pellgaçeje të ndotur, ku po hyre nuk del dot më i pastër...
Atëherë ka do të qëndroj në breg. Nuk hyj në politikë për t u ndotur dhe për të ndotur, por për të kthjelluar. Dua të jap ndihmesën time në fushën e arsimit. Unë besoj tek realpolitika, tek politika e njerëzve, një politikë jetësore. Nuk jam për akrobacinë politike.
-Pse pikërisht pranë LSI-së?
Sepse LSI më ftoi dhe jo vetëm kaq. Janë 2-3 momente që më kanë lidhur me Zotin Meta dhe këto kanë ndodhur kohë më parë. Kur isha rektor dhe ai ishte ministër i jashtëm, pa më të voglin hezitim dha një numër vizash Shengen për profesoratin. Kur ishte kryeministër u dyfishuan pagat e profesoratit. Kam qenë po ashtu kandidaturë e propozuar nga z. Meta për president. Kur u kërkuan ndryshimet kushtetuese, kam qenë në krahun e z. Meta. Bëj pjesë në 21 emrat e Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës. Argumenta të tjera pse ofroj kontributin tim pranë LSI-së janë se Ilir Meta për mua përfaqëson një dhjetorist, studentin e demokracisë dhe ëndrrat studentore janë shumë pranë meje, sepse punoj përditë me ta. Shoh tek ai një person që do vendin e vet dhe mban fjalën. Synimi im është të ofroj një program sa më pak politik dhe sa më shumë konkret tek kjo forcë politike.
FAMILJA
Rrokaj “Taktika ime për të mbrojtur fëmijët: Nuk u lë para nëpër duar”
“Bashkëjetesa? Një mal me abuzivizëm”
“Në Shqipëri, shumë koncepte perëndimore janë marrë shabllon. Bashkëjetesat, shpesh shfrytëzuese”
Për profesorin, sindromi i të qenit publik përkthehet: skllav i syrit të tjetrit
Shtëpia, rrëfenjëza jonë e shenjtë, edhe kur grindemi
“Nuk kam kështjellë e shërbëtore, por 90 metra katrorë. Miqtë i presim në lokale”
Denisa Kona
Si baba i dy adoleshentëve- një djali që studion për Juridik në vitin e dytë dhe një vajze që shkon në gjimnazin “Petro Nini”, nuk ndihet i rehatuar. Nuk e rehaton fakti i të qenit titullar institucioni, as titulli profesor, as qenia person publik. Asnjë nga këto nuk mund t i japë qetësi një prindi që ka dy fëmijë adoleshentë në ditët e sotme. Qoftë edhe kur ka arritur të ndërtojë një marrëdhënie natyrale e të fortë me ta.
SIDA dhe DROGA gati-gati janë një ankth i vazhdueshëm prindëror, që e gjejmë gjithandej. Nëse dikur prindërit shqetësoheshin më shumë për opinionin, për thashethemet që vinin prej lidhjes së dashurisë së fëmijëve të tyre, maksimumi prej një shtatzanie të padëshiruar, tashmë u tremben kërcënimeve fatale për jetën. Në një intervistë të çiltër, prof. Shezai Rrokaj, si prind tregon shqetësimet që i sjell kjo kohë rritjeje për fëmijët.
-Jeni baba i dy adoleshentëve. Cili është meraku më i madh që keni për ta? I kontrolloni shpesh me celular?
Natyrisht që kemi merak. Me celular nuk kemi mani t i kontrollojmë çast e orë, kur ndodh që vonohen, po. Sidomos djalin, se ai na i shkel oraret e mbrëmjes. Përgjithësisht jam një baba liberal, por korrekt. Më pëlqejnë oraret. Nuk jam kundër gjërave që kërkojnë të rinjtë sot, por trembem nga veset që mund të marrin përmes tyre. Si prindër kemi shumë frikë për ta. Mbi të gjitha u trembemi dy fataliteteve: SIDA-s dhe drogës. Pas këtyre, pijes dhe duhanit. Por dy të parat janë kërcënimet e jetës, ndërsa të dytat, vese që dëmtojnë shëndetin.
-Çfarë taktike keni gjetur për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet që kërcënojnë në këtë moshë të re? Apo nuk keni mundur të gjeni ndonjë të tillë?
Taktika është kjo: Fëmijët nuk kanë para nëpër duar, para pa arsye. Ne përpiqemi t u plotësojmë dëshirat, brenda arsyes. Gjithashtu, i kushtojmë rëndësi natyrshmërisë, që secili të jetë i vërtetë në familje. Ne jetojmë shumë thjesht, “nuk e vrasim lart”, në kuptimin tipik shqiptar. Nuk mbajmë as shërbëtore, nuk duam.
-Pra, ju e shikoni të keqen edhe tek paraja?
Po, patjetër. Ne nuk duam të rritim fëmijë jokoshientë për nevojat e familjes. Familjet shqiptare sforcohen aq shumë për të përmbushur kërkesat e fëmijëve adoleshentë, sa atyre u krijohet iluzioni, se familja ka fuqi t ua plotësojë. Ne nuk jemi për familjen që shkon në sakrifica ekstreme për kapriçio të fëmijëve, pasi kjo çedukon, kultivon fëmijë jorealistë.
-Një pedagog është një person publik, posti i rektorit (që keni mbajtur) e bën edhe tejet mediatik. A e ndryshoi kjo klimë profesionale, atmosferën tuaj familjare?
Ne, si familje nuk na pëlqen të jemi shumë të hapur, publikë. Në përgjithësi na pëlqen të ruajmë privatësinë, sepse ka shenjtërinë e vet. Sindromi i të qenit person publik, shumë i përhapur, shkakton edhe parehati. Dëshira për të shijuar vetminë, për t i shpëtuar syrit të tjetrit, është për mua, dëshirë për liri. Të qenit publik mund të përkthehet, të qenit skllav i syrit të tjetrit. Deri diku e vuajmë si familje.
-...Edhe të skllavëron edhe të bën të skllavërosh... Por, si ndihen fëmijët e një babai “mediatik”?
Edhe mirë, edhe keq. Mirë, sepse të qenit e prindit person publik jep mundësi, krijon lehtësira, jep edhe krenari. Por të bërit e familjes publike, ua heq fëmijëve të drejtën për të qenë të lirë me prindërit e tyre dhe anasjelltas. Cënohet intimiteti i familjes. Ndonjëherë, bëhen edhe fëmijët objekt i mediave. Kështu, kur dha djali provimin e letërsisë, u dyndën gazetat për intervistë dhe kjo është çakorduese. Ka dy vjet që emisioni “Arratia e peshkut të kuq” kërkon të futet në ambientet e shtëpisë sonë dhe të xhirojë. Por ne na duket se po ta lejonim, do të na prekej privatësia pikërisht në shtëpi, e cila është strehëza, rrëfenjëza jonë e shenjtë, e tillë edhe kur grindemi. Madje, edhe për vizita preferojmë t i ftojmë miqtë në lokal, përveç ndonjë rasti, ndonjë halli a gëzimi, kur zakoni i pritjes në shtëpi, ka mbetur.
-Në lokal i prisni edhe motrat e vëllezërit?
Hyrje-daljet me njerëzit tanë janë rralluar këto kohë, kjo edhe për çështje të kohës e problemeve, por edhe të kushteve familjare. Ne nuk kemi ndonjë kështjellë dhe një dyzinë me shërbëtorë, por një apartament 90m2. Ndërkohë kemi porositur edhe një tjetër sepse unë ndiej nevojë për një mjedis pune e po kështu, fëmijët duke u rritur, derisa të krijojnë familjet e tyre, kanë nevojë për më shumë hapësira, për bibliotekat e tyre të veçanta sipas fushave ku studiojnë etj. Hapësirat janë të kufizuara edhe për shkak të vendit që zënë librat prej 5000-6000 volumesh.
-Kush ia jep fizionominë familjes suaj, marrëdhënieve familjare; ju apo gruaja?
Ajo më shumë. Unë jam liberal, ajo më sistematike e kërkuese. Të qenit liberal është tundimi për të kapërcyer normën, ndërsa përshtatshmëria është aftësia për t u njësuar, inteligjenca për t u përfshirë. Mes këtyre tendencave është krijuar fryma jonë familjare. Ne jetojmë si çdo familje, me ulje-ngritjet e veta, me problemet e komunikimit mes brezave, jemi pjesë e një mënyre se si jeton e rritet familja shqiptare.
-A do ta pranonit jetën e lirë të fëmijëve, a jeni pro apo kundër bashkëjetesës?
Si për djalin, edhe për vajzën do ta pranoja bashkëjetesën, por duke i bërë gjërat shumë të qarta: bashkëjetesë për t u kurorëzuar, jo për të kaluar kohën. Deri tani nuk jam i përgatitur për bashkëjetesën si stil jetese.
-Ju thoni “jam për bashkëjetesën që paraprin martesën”. Por përderisa pretendohet të jetë kohë prove, a mund të kërkosh garanci se do të çojë në martesë?
Bashkëjetesa si kohë prove është e papranueshme për mua. Kohë prove quaj njohjen, daljet, pushimet e përbashkëta. Ndërsa bashkëjetesa si e ashtuquajtur liri seksuale, nuk më bind. Në Shqipëri, shumë koncepte perëndimore janë marrë shabllon. Dhe mbi to ndërtohet një mal me abuzivizëm social. Pyetja shtrohet: Si do të bashkëjetojnë? Çiftet shqiptare janë në krizë, në pamundësi për të krijuar familje e më pas, për ta mbajtur. Kur nuk kanë mundësi të martohen për arsye ekonomike, si do të kenë mundësi të bashkëjetojnë?! Mendoj se ata që kanë mundësi të bashkëjetojnë, shumica, nuk përfaqësojnë çiftet që përgatiten për martesë. Të rinjtë nuk kanë mundësira financiare të tilla, nuk kanë një shtëpi. Pjesa dominuese e tyre janë biznesmenë, njerëz që kanë gra e duan të kenë edhe nga 2-3 dashnore. Ndërsa çifte që kanë dashuri të vërtetë dhe mundësi për bashkëjetesë, janë shumë pak. Po nëse kanë kushte për të bashkëjetuar, atëherë, përse të mos martohen?!
-Bashkëjetesa është e lidhur edhe me fenomenin e emigracionit. Çfarë pasoje shihni së pari këtu?
Shoh një jetë të dyfishtë. Emigracioni shqiptar ka prishur balancat demografike, është një emigracion kryesisht mashkullor. Vajzat tona nuk kanë djem. Kjo çon në poligami, raporte 1 me 10 të marrëdhënieve seksuale. Por nëse kjo është një “zgjidhje”, më e keqja është se nuk zgjidhet problemi i martesës. Emigranët shpesh bashkëjetojnë në vendet ku kanë shkuar dhe jo rrallë vijnë dhe bëjnë martesa formale këtu, sa për të pasur fëmijë, ndërkohë mbajnë martesa paralele.
-Ju e shihni dramatike, që shoqëria shqiptare rrezikon të mos vazhdojë të prodhojë qelizën e saj, familjen?
Koncepti i familjes sot ka ndryshuar nga koncepti i djeshëm, kur çdo njeri e kishte për detyrë të ishte çift. Kurse sot është dëshirë. Më parë individi ishte nën vëzhgimin e një syri kolektiv dhe beqaria shihej si ves, shthurrje, kurse sot, shoqëria nuk mendon më kështu. Shoqëria është bërë më indiferente ndaj jetës së individit.
-A mund të ketë tek njeriu më shumë se një herë, më shumë se një fillim dashurie? Pra, a ka ripërtëritje për dashurinë?
Jeta ka provuar se njerëzit duan më shumë se një herë, përderisa ka divorce, tundime. Por aftësi është të dish të rifillosh të njëjtën dashuri. Edhe brenda një dashurie ka nisje të reja, të gjitha moshat e një jete kanë emocionet e tyre, ngjyra të tjera. E rëndësishme është t i zbulosh.
-Mirëpo streset e jetës ndodh që ta shtypin lirinë që kërkon të eksplorojë botë të tjera në dashuri. E keni provuar ju këtë?
Është e vërtetë se streset e shtypin ndjenjën e krijimit, por njeriu përpiqet që të ngrihet si Feniksi nga hiri i tij, të ringjallë vetveten në çdo moshë. Dhe çdo moshë ka ringjalljen, ka ndezjen e vet... Ne nuk jemi gjithnjë të njëjtët, dhe gjërat nuk mbeten të njëjtat e na duhet t ia fillojmë gjithnjë nga e para...
Pse merret më shumë gjyshi me nipin e vet? Sepse fundi i jetës është i përzier me lindjen, është bashkimi i vazhdimësisë. Fëmija është i lirshëm, sepse nuk i njeh kufijtë, ngaqë nuk e ka shkallën e njohjes, kurse gjyshi e ka kaq të gjerë këtë shkallë, saqë kufijtë e tij zgjerohen aq shumë, sa barazohen me ato të fëmijës. Pra, ka një rilindje kurdoherë.
Shembulli personal
E futa djalin në fakultetin juridik, sepse çmoj UT-në
“Në cilësinë e rektorit kam parë shumë shkolla jashtë e brenda, ndaj kam bindje që UT është zgjidhja më e mirë”
“Jam nga ata që për të vlerësuar UT-në dhe të rinjtë shqiptarë, zgjodha t i shkolloja fëmijët në shkolla shtetërore e jo private, shqiptare e jo të huaja. Desha të tregoja me shembullin e familjes sime, se si rektor e çmoj që Universiteti i Tiranës është më i miri, si nga tradita, profesorati, programet. Sepse kam parë shumë në cilësinë si rektor, kam parë shumë shkolla jashtë dhe brenda vendit, i njoh nivelet, e them me bindje që të rinjtë shqiptarë duhet të kenë siguri, që deri në fund të studimeve universitare, tek UT merr informacionin e duhur (gjithnjë nëse studion realisht). Aty do t u sugjeroja të shkonin. Ne kemi problem nivelin pasuniversitar. Studimi pasuniversitar në vend është i sforcuar, mungon kërkimi shkencor. Shteti jep vetëm 0.25% të GDP-së (Prodhimit të Brendshëm Bruto) për kërkimin shkencor. Nëse do të rriten investimet, do të rriten edhe mundësitë në vend. Por efektshmëria e studimeve pasuniversitare varet edhe nga fusha...”
Të ndryshme
Për Vlorën e tij
“Vlora të trimëron, të jep ego kombëtare, të jep sinqeritet dhe guxim për t i parë gjërat në sy. Vlonjatët janë njerëz që nuk i mbajnë gjërat për vete. Ata e lëshojnë fjalën, si deti që i nxjerr dallgët në breg. Vlorën e kam emocion. Më pëlqen të ndihem mes detit, malit, shkëmbit dhe rërës. Më pëlqen të qëndroj mbi shkëmb, të shijoj horizontalitetin e detit dhe të fushës, horizonte që Tiranës i mungojnë”.
Për energjitë e shterrura
Pleqërinë e shikon si natyrale. Por ajo që e frikëson, është pamundësia për të projektuar veten në hapësirë dhe kohë, “sepse njeriu komunikon me njerëzit, me kohën, me natyrën,- siç thotë vetë.- Ne jemi popull eksteriorizues (“pushtues”). Ne priremi të projektojmë mikrokozmosin tonë në makrokozmos, ndryshe nga popujt aziatikë, me kulturë budiste, që janë interiorizues. Ata duan të përfshijnë gjithësinë në qenien e tyre. Pra, ne kemi një filozofi mashkullore, kurse ata, femërore”.
Për filozofinë e besimit
Për raportin me natyrën, me energjinë, ekzistencën dhe trajtat e besimit, prof. Rrokaj thotë se e ka ndikuar bektashizmi. Nuk e tërheqin fetë si struktura apo institucione, pasi nuk i pëlqen dogma. Dogmat i sheh si të krijuara për të kanonizuar, për të ushtruar pushtet. “Dhe sa herë ushtrohet pushtet, një vullnet dominon një vullnet tjetër”,- thotë ai. I beson harmonisë së Njeriut me Natyrën dhe Zotin e shikon aty ku gjithçka i shkon përshtat Natyrës.
Për sportivitetin familjar
Ështe amator i kodrave të liqenitpor thotë se këto kohë i kam rralluar vajtjet. I pëlqen sidomos të vrapojë me një bluzë të Kombëtares, por përsëri disa kile “e tradhtojnë”. Thotë se i ka marrë nga stresi i fushatës e për këtë është në konflikt me fëmijët që i thonë: “Hiqi kilet”. Në shtëpinë e profesorit të Gjuhësisë, të gjithë merren me sport, fëmijët preferojnë palestrën, janë më të sofistikuar, siç thotë ai, kurse çifti është më natyral dhe ekonomik, del nga liqeni. “Kur nuk dal me gruan, dal me një shokun tim, Fatos Gjatën, pedagog në Akademinë e Sportit”.
Fotot familjare nuk na i ofroi. Do të ruajë privatësinë e imazheve të familjes së tij. Prof. Dr. Shezai Rrokaj e quan privatësinë të shenjtë,
Për Kartën e Bolonjës
Të gjitha Universitetet në Evropë kanë problemet e tyre. E rëndësishme është, që universitetet tona janë përfshirë në atë që quhet Zona Europiane e Arsimit të Lartë. Të gjitha programet universitare të të gjitha cikleve kanë ndryshuar, shkollat tona mbajnë lidhje me shkollat analoge të Evropës. Mjaft projekte bëhen me universitete të huaja. Por, mbetet shumë për të bërë në drejtim të autonomisë së Universiteteve që duhen parë si partnere dhe jo si vasale të MASH.”
Profesor Shezo mirembrema. Me poshte po te paraqes materialin. Shiko ndonje gje qe duhet saktesuar, ndonje mendim nese kerkon ta rregullosh pak. Me thuaj se cfare mendon per titujt. Mund te ofrosh alternativa, por te jene te goditura, te jene te natyres mediatike.
Po pres te me shkruash, sepse nuk u fut sot intervista per botim. Neser eshte e sigurt.
Ky lajm është publikuar: 18/05/2009