Vendimi i plote i grupit hetimor te ceshtjes “Trebicka”
Me poshte, publikohet vendimi i plote i grupit hetimor, te kryesuar nga kryeprokurori i Korces, Perparim Vukaj:
V E N D I M
Per pushimin e hetimeve te procedimit penal nr. 1006 te vitit 2008
Korce me 15.10.2008
Pasi kane studiuar te gjitha aktet dhe materialet hetimore te administruara ne procedimin penal nr.1006 te vitit 2008, qe bejne fjale per vepren penale te shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor e parashikuar si krim nga neni 290/1 te K.Penal: Prokuroret Perparim VUKAJ dhe Hysen KULLA te Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce konstatuan:
K O N S T A T U A M
Mbi bazen e keqyrjes se vendit te ngjarjes se dates 12.09.2008, ku eshte gjetur i vdekur shtetasi Kosta Trebicka, Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Korce ne date 13.09.2008 ka regjistruar procedimin penal nr.1006 viti 2008 per vepren penale te "shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290/1 te Kodit Penal.
Nga teresia e hetimeve te kryera rreth ketij procedimi penal ka rezultuar e provuar si me poshte:
Ne date 12.09.2008 me marrjen e njoftimit nga Drejtoria e Policise se Qarkut Korce ku jemi njoftuar se ne vendin e quajtur "Kullat e Gjergjevices", ne aksin rrugor Lekas Voskopoje, eshte gjetur i vdekur shtetasi Kosta Trebicka, menjehere eshte krijuar grupi hetimor me perberje te drejtuesit te prokurorise dhe prokurorit te gatshem si dhe te eksperteve kriminaliste dhe mjekoligjor ku eshte shkuar tek vendi i ngjarjes.
Nga keqyrja e vendit te ngjarjes ka rezultuar si me poshte:
Nga lindja, vendi i ngjarjes kufizohej me nje pjese pylli me bredh dhe pishe.
Nga perendimi vendi i ngjarjes kufizohej me rrugen rurale qe te con ne fshatin Gjergjevice.
Nga jugu kufizohej me kodrat e fshatit Gjergjevice.
Nga veriu kufizohej me rrugen rurale qe te con ne fshatin Voskopoje.
Si pike orientuese per fiksimin e te gjitha provave qe jane gjetur ne vendin e ngjarjes eshte marre Kryqezimi i rruges rurale ekzistuese Lekas - Voskopoje.
Ne distancen rreth 95 metra nga ky kryqezim, kur je i orientuar me drejtim levizje per te shkuar siper ne pjesen e rruges te hapur rishtazi gati me ekstremin lindor te kesaj rruge gjendet fillimi i nje gjurme rreshqitje gomash automjeti qe fillojne nga krahu i djathte i kesaj rruge ne kulm me tendence vazhdimi nga krahu i djathte i kesaj rruge, me gjatesine 9.8 m e matur sipas formes se rreshqitjes. Ne te majte te fillimit te kesaj gjurme, 5.3 m poshte saj ne drejtimin verior mbi nje pjese te ngritur te mesit te kesaj rruge gjendet fillimi i nje gjurme rreshqitje formuar nga gomat e krahut te majte te automjetit. Fundi i ketyre gjurmeve dhe konkretisht 1.9 m nga ajo e krahut te djathte dhe 1.2 m nga ajo e krahut te majte, gati ne fundin e ekstremit perendimor te kesaj rruge poshte tyre konstatohet prania e nje mase xhamash te thyer te cilat jane pjese e nje te tere me sy te lire, me nje siperfaqe 0.6 cm X 0.7 cm. Kufoma ndodhet ne pozicion me shpine nga toka, koka eshte ne kend 30 grade ne pjesen verilindore. Koka eshte e mbuluar me floke te shkurter te zinj te thinjur ne masen 85 %, te rralla ne pjesen e ballit, me gjatesi rreth 1 cm. Syte e mbyllur plotesisht, goja gjysme e hapur. Nga goja, vrimat e hundes dhe vrimat e vesheve konstatohen sekrecione hemorragjike me ngjyre te kuqe te thate.
Me tej dera e krahut te djathte paraqet demtime masive ne nivelin e dorezes midis dy llamarinave te deres. Pasqyra paraqitet e demtuar dhe se bashku e futur ne pjesen e brendshme te xhamit. Ne pjesen e kornizes, krahu i djathte se mbajtjes se xhamit paraqet demtime te fresketa, pothuajse gjate gjithe gjatesise, pothuajse me perqendrim me te madh nga gjysma e gjatesise siper ne distancen 0.28 m. Nga kendi i poshtem i deres siper saj gjendet nje mase dheu e thate ne trajte stampimi bashke me bar. Xhami i pare i deres se pasagjerit paraqitej i thyer plotesisht. Xhami i pare i zhvendosur nga pozicioni fillestar. Parafango e krahut te djathte mbrapa paraqitej me demtime te fresketa ne trajte shtypje me vendosje topografike perpara 0.3 m dhe pjesa e siperme perseri me heqje boje. Ne pjesen e llamarines, ne zonen e sinjalit, krahu i djathte verehej nje gervishtje e fresket me gjatesi 8 cm dhe pozicion 45 grade ne aksin gjatesor. Sinjali i majte anesor i pasim, paraqitej me thyerje te fresket ne te gjithe lartesine e saj. Parakolpi ne pjesen anesore te tij, ne krahun e majte ka pasur nje shtypje te fresket nga jashte brenda e shoqeruar me gervishtje te fresketa anesore. Po keshtu, ky automjet eshte keqyrur me imtesi ne prani te eksperteve ne ambientet e Drejtorise se Policise Korce dhe i eshte nenshtruar ekspertimeve dhe eksperimenteve per gjendjen teknike te tij.
Ne baze te akteve te ekspertimeve autoteknike te te tre eksperteve te caktuar nga organi procedues, ekspertet ne menyre te pavarur nga njeri-tjetri kane dhene keto konkluzione per dinamiken e ndodhjes se aksidentit si me poshte:
Ne baze te raportit te oficerit te larte, Kevin Teter, i policise se shtetit Virxhinia, i thirrur nga Prokuroria Shqiptare ne cilesine e ekspertit, theksohet se kjo manover e menjehershme ka bere qe pesha e automjetit te kaloje ne krahun e djathte dhe te rrotulloje mjetin duke thyer xhamin e deres se pasagjerit dhe duke e hedhur shoferin nga zona e hapur e tavanit. Nderkohe automjeti eshte rrotulluar ne tavanin e tij, mbi shoferin dhe eventualisht eshte kthyer mbi rrota pingul me rrugen. Si rezultat i pjerresise se rruges per poshte ne drejtim te lindjes automjeti eci mbrapsht deri ne pozicionin final te qendrimit te tij.
Ne baze te aktit te ekspertimit autoteknik te ing. Daniel Xhemo, dinamika e ndodhjes se aksidentit eshte si me poshte;
"Autovetura e drejtuar nga i ndjeri Kosta Trebicka pak para fillimit te shfaqjes se gjurmeve rreshqitese, ka qene duke levizur me nje shpejtesi V sipas drejtimit jug-veri dhe e pozicionuar gati ne gjysmen e djathte te rruges, me nje tendence te lehte per nga e djathta, gje qe e verteton gjurma e lene nga goma e djathte prapa. Ne momentin kur makina ka qene me gomat lart, mjeti ka qene saktesisht mbi viktimen duke i shkaktuar atij demtimet e konstatuara ne aktin mjeko-ligjor.
Ndersa drejtuesi i autovetures ne fillimin e permbysjes gjate rrotullimit te pare ka qene nen ushtrimin e forcave aktive njeplaneshe, asaj te rendeses G dhe dy forcave centrifugale Fc, F'c. Rezultantja e tyre e ka detyruar trupin e tij te shkeputet nga sedilja (rripi i sigurimit nuk ka qene i vene), te rrotullohet ne sens orar dhe te zhvendoset (te levize) drejt deres se djathte. Gjate rrotullimit te dyte te autovetures, per shkak te dominimit te peshes gravitacionale vetjake G, trupi i tij eshte pozicionuar ne hapesiren e hapur te catise (baxhes), nepermjet te ciles eshte larguar jashte autovetures duke u shembur ne rruge dhe njekohesisht duke marre goditje nga pjeset e jashtme te saj".
3- Ne baze te aktit te ekspertimit autoteknik te ekspertit Gezim Hoxha, mekanizmi i ndodhjes se aksidentit eshte si me poshte;
Rruga ku qarkullonte mjeti ne raport me terrenin vjen me nje pjerresi te lehte. Ne krahun e djathte te rruges, drejtimi lindor, vendi vjen i pjerret dhe lidhur me rrugen ai perfaqeson nje siperfaqe te konsiderueshme paralel me ate dhe qe eshte e mbuluar me bar te thate. Ne krahun e majte te rruges, drejtimi perendim, vendi vjen me i ngritur ne raport me rrugen dhe krijon nje disnivel te pergjithshem ne vlerat 50-70 cm dhe ne pjesen ngjitur me rrugen ku leviz mjeti nje skarpat te ngritur ne vlerat 27-40 cm. Para afrimit te vendit te ngjarjes ( ne distance 95 m nga pika e referimit ) automjeti ka qene duke udhetuar drejt tij duke qene i vendosur plotesisht ne ekstremin e krahut te djathte te rruges. Ne keto momente, per arsye te panjohura, drejtuesi i mjetit kryen nje manovrim te menjehershem majtas me timon per te kaluar mjetin nga krahu i djathte i rruges ne ate te majte. Gomat e krahut te majte dalin nga rruga e hipin mbi skarpatin perendimor te saj, ndersa gomat e krahut te djathte jane te pozicionuara ne gjysmen e rruges, pjesa perendimore e saj. Ndersa mjeti ka hyre ne kthese dhe gomat e krahut te majte kane filluar levizjen ne pjesen perendimore jashte rruges, ato kane filluar te shkepusin kontaktin me token dhe levizja e mjetit vjen duke u ngadalesuar. Ne momentin qe goma e pare e majte ka pershkruar distancen 2.8 meter jashte rruges ne pjesen e ngritur ne perendim, ndersa goma e pare djathtas sapo ka filluar te shkeli ne skarpat, kemi fillimin e permbysjes se plote te mjetit". Lidhur me drejtuesin e mjetit ne momentin qe mjeti rrotullohet dhe permbyset, forca qe vepron mbi mjet vepron edhe mbi drejtuesin e mjetit i cili ne kete moment konsiderohet trup i vetem me mjetin. Per arsye te kesaj force drejtuesi i mjetit i pafiksuar ne mjet, me rripin e sigurise se pavendosur, hidhet jashte mjetit nepermjet pjese se hapur ne tavanin e modifikuar, ne toke dhe per shkak te shpejtesise/ energjise qe zoteron, vazhdon te spostohet me tej duke rreshqitur ne siperfaqen e tokes dhe ndalon ne pozicionin e fiksuar ne vendngjarje".
Sic rezulton me siper, te tre ekspertet, nje i huaj dhe dy ekspertet shqiptare, pavaresisht se jane shprehur ne akte me vete, kane arritur ne nje konkluzion te njejte ne permbajtje per rrethanat e ndodhjes se aksidentit dhe shkakut te vdekjes. Keto akte perputhen edhe me aktin e ekspertimit tekniko-topografik date 15.09.2008 te inxhinierit gjeodet Ermal Gjermani.
Me konkretisht nga keto akte ekspertimi rezulton se modifikimi i automjetit, heqja e kabines, levizja ne nje teren malor me pjerresi te konsiderueshme te rrezikshme, mos mbajtja e rripit te sigurimit, manovrimi i menjehershem i drejtuesit te automjetit ne krahun e majte kane cuar ne ndodhjen e aksidentit dhe ne ardhjen e pasojes.
c-Demtimet e konstatuar jane shkaktuar nga mjete te forte mprehese, karakteristike per traumat automobilistike, me mekanizmin e goditjes dhe ngjeshjes se trupit me nje pjese te automjetit ne nje objekt te forte.
d-Shkaku i vdekjes se shtetasit Kosta Trebicka ka qene shoku traumatik-hemorragjik, shoqeruar me kontuzionin e rende te trurit ne terren te politraumes.
Gjithashtu ne lidhje me kete procedim penal jane pyetur 23 persona me cilesine e personave qe tregojne rrethana te hetimit, nga keta; te aferm te familjes, shoke dhe miq te viktimes, si dhe deshmitare okular ne vendin e ngjarjes.
Nga pyetja e tyre ka rezultuar e provuar menyra e levizjes se shtetasit Kosta Trebicka nga data 11.09.2008. deri ne daten 12.09.2008 rreth mesit te dites ku edhe ka gjetur vdekjen nga ky aksident.
Theniet e ketyre deshmitareve perputhen ne raport me te gjitha provat e tjera te sekuestruara ne vendin e ngjarjes, tabulatet telefonike te ardhura nga kompania AMC mbi thirrjet e telefonatave hyrese dhe dalese te shtetasit Kosta Trebicka.
Duke marre ne analize te gjitha provat e administruara ne procedimin penal nr.1006 viti 2008, si procesverbalin e keqyrjes se vendit te ngjarjes, procesverbalin e keqyrjes se kufomes, tabela fotografike dhe kaseta filmike e vendit te ngjarjes, keqyrja e automjetit, keqyrja e kufomes, aktet e ekspertimeve mjeko-ligjore dhe kriminalistike, aktet e ekspertimeve auto-teknike dhe topografike, procesverbalet e keqyrjes, marrjes dhe sekuestrimeve te te gjitha provave materiale, pyetjes se deshmitareve, tabulatet telefonike etj, arrijme ne konkluzionin se shtetasi Kosta Trebicka ka humbur jeten si rezultat i ketij aksidenti rrugor ne menyren qe arsyetuam ne kete vendim.
Per sa me siper si dhe ne mbeshtetje te nenit 328 germa "b" e K.Pr.penale
V E N D O S EM
Pushimin e hetimeve te procedimit penal nr.1006 viti 2008.
Te njoftojme me kete vendim palet e interesuara, te cilat me marrjen dijeni te ketij vendimi kane te drejte te bejne ankim kunder ketij vendimi ne Gjykaten e rrethit Gjyqesor Korce ose tek Prokurori i Pergjithshem.
Prokurori i ceshtjes DREJTUESI I PROKURORISE
Hysen KULLA Perparim VUKAJ