E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korca pushon ceshtjen, Ina Rama hesht

KORCE - Prokurori i Korces Perparim Vukaj doli dje para medias per te shpallur zyrtarisht vendimin qe pushon ceshtjen penale qe ishte hapur me 12 shtator 2008 mbi vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka. Kurse Prokuroria e Pergjithshme, ndonese u percolli mediave ne Tirane, te plote kete vendim, refuzoi te kryeje nje dalje publike. Ne konkluzionet perfundimtare, kryeprokurori i Korces Vukaj qe edhe kryesoi hetimin e ceshtjes "Trebicka", pohoi se per ngjarjen qe doli te ishte nje aksident i paster, nuk provohet asnje dyshim ndaj ceshtja penale pushohet. Te pyetur nga gazeta "Koha Jone", zyrtare te Prokurorise se Pergjithshme, thane dje se ata kane vendosur te mos bejne asnje dalje publike per te folur mbi konkluzionet e grupit te gjere hetimor qe kishte dhe pjesemarrje nderkombetare. Prokuroria e Pergjithshme qe drejtohet nga Ina Rama, ka refuzuar te dergoje qofte dhe nje njoftim zyrtar ku te deklarohet se ajo eshte dakord me vendimin e Prokurorise se Korces qe u lexua dje nga Vukaj dhe qe u dergua dhe nga zyra e shtypit te Ina Rames. Por kjo situate, nuk do te kishte qene aq e pazakonshme, nese e njejta heshtje do te kishte ndodhur edhe kur ndodhi aksidenti i Trebickes, qe u perfol shume sidomos nga qarqet politike si nje vrasje e mundshme. Menjehere pas aksidentit qe i mori jeten Trebickes, pati dalje publike nga ana e Prokurorise se Pergjithshme dhe Ina Rames e cila siguroi se do te kryhej nje hetim i plote per te sqaruar motivet e ngjarjes, qe u kujdes se tepermi ta deklaroje si vdekje e ardhur ne rrethana te paqarta dhe lajmeroi se po kerkonte dhe hetues nderkombetare, duke pajtuar amerikanin Kevin Teter. Ky i fundit, pak jave me pare doli me konkluzion te ngjashem me ate te djeshmin te Prokurorise Korce, duke evidentuar se ngjarja ishte nje aksident i paster.

***

Prokurori i Rrethit te Korces Perparim Vukaj ka bere publike dje konkluzionet e grupit hetimor ngritur per te zbardhur vdekjen e Kosta Trebickes, ngjarje e ndodhur ne 12 shtator ne rrugen Voskopoje-Lekas. Ne perberje te grupit hetimor, shprehet prokurori Vukaj, kane qene specialistet me te mire te ministrise se Brendshme, Prokurorise se Pergjithshme dhe Prokurorise se Korces, te cilet kane kryer te gjitha veprimet e nevojshme ne vendngjarje. Ekspertet kane sekuestruar te gjitha provat material, jane kryer filmimet, tabelat fotografike, eshte bere keqyrja e kufomes dhe e vendit te ngjarjes, si dhe veprime te tjera te nevojshme. Per te zbardhur shkaqet e ngjarjes eshte bere ekspertiza autoteknike e mjetit, per te cilen kane punuar tre eksperte, dy vendas dhe ai amerikan, Kevin Teter. Pavaresisht se ekspertet kane punuar ne menyre te pavarur nga njeri-tjetri, konkluzionet ishin te njejta. Kryeprokurori i Korces qe kryesonte kete hetim eshte shprehur se nje nder shkaqet qe ne aksident Kosta Trebicka humbi jeten ka qene edhe modifikimi mjetit, pra heqja e kabines. Ne raportin perfundimtar te prokurorise renditen edhe nje sere shkaqesh te tjera qe cuan ne aksidentimin me vdekje te Kosta Trebickes, si levizja ne terren malor dhe me pjerrtesi te rrezikshme, mosmbajtja e rripit te sigurimit, manovrimi i menjehershem i mjetit nga ana e majte. Vukaj, theksoi se jane te gjitha keto elemente, qe cuan ne ndodhjen e aksidentit fatal. Konkluzionet e ekspertizes autoteknike, keqyrja e vendit te ngjarjes, keqyrja e kufomes si dhe te gjitha veprimet e kryera nga ekspertet, jane ne perputhje te plote me aktin e ekspertizes mjeko-ligjore. Sipas raportit te mjekeve ligjore, demtimet e konstatuara jane shkaktuar nga mjetet te forta mprehese, qe jane karakteristike per traumat automobilistike, me mekanizmin e shtypjes dhe ngjeshjes se trupit nga nje objekt i forte. Mjeket ligjore kane percaktuar se shkaku i vdekjes se Kosta Trebickes ka qene shoku traumatik-hemorragjik, i shoqeruar me demtime te renda te trurit.

Zbardhen levizjet dhe biseda e fundit e Trebickes

I ndjeri Kosta Trebicka ka dale nga shtepia e tij ne Tirane ne daten 11 shtator 2008, rreth ores 15:30. Ka levizur ne drejtim te aksit kombetar Tirane-Elbasan dhe ka bere nje ndalese pune ne qytetin e Elbasanit. Me pas ka udhetuar ne rrugen Elbasan-Korce dhe rreth ores 12.00 eshte ndalur ne qytetin e Maliqit, ku u takua me deshmitarin Genci Sulejman, me te cilin ka pire nje kafe dhe me pas ka qendruar tek lokali "Anspa". Eshte nisur pas disa oresh ne drejtim te Voskopojes dhe ne oren 20:30 eshte akomoduar te hotel "Akademia". Ne kete ore ka komunikuar ne telefon me bashkeshorten e tij Brunelda Trebicka, te ciles i ka bere te ditur vendndodhjen dhe planin e tij qe te nesermen te shkonte per gjueti. Fakti qe Trebicka ishte nisur per gjueti, vertetohet edhe nga qeni qe kishte marre me vete, arma e gjahut dhe nje sasi fishekesh. Deshmitaret e hotelit konfirmojne se Trebicka ka fjetur i vetem ne dhomen me numer 107. Ne oren 05.30 te mengjesit te dates 12 shtator ai ka dale nga hoteli me mjetin e tij. Ne oren 06.30 eshte pare tek vendi i quajtur "Repertori" ne fshatin Lekas. Ne oren 11.35 ka folur me bashkeshorten e tij, me te cilen kane bere biseda familjare dhe nuk i ka shprehur asnje shqetesim. Biseda e fundit telefonike ka qene me shokun e tij Ervin Hasko, te cilit i ka thene se ishte "per gjueti ne Voskopoje dhe kishte vrare 10 thelleza, por kishte edhe te tjera. Pasi te kthehem nga gjuetia, do te ha dreke ne Voskopoje". Keto kane qene fjalet e fundit te Kosta Trebickes, para se te ndodhte aksidenti tragjik qe do t'i merrte jeten. Sipas prokurorit te Korces, Vukaj, te gjitha raportet e administruara gjate hetimit, nxjerrin konkluzionin qe Kosta Trebicka ka humbur jeten si pasoje e aksidentit automobilistik. Meqenese drejtuesi i mjetit, me veprimin e tij ka shkaktuar vete kete aksident, qe i ka marre edhe jeten Prokuroria e Korces ka vendosur mbylljen e ceshtjes penale me numer 1006.

Dinamika e aksidentit

Grupi i eksperteve ka percaktuar edhe dinamiken e ketij aksidenti ku humbi jeten Kosta Trebicka. Sipas kesaj dinamike mjeti ishte duke qarkulluar ne ekstremin e djathte te rruges Lekas-Voskopoje. Per shkaqe te paditura mjeti merr drejtimin majtas. Per shkak te terrenit te pjerret dhe shpejtesise mjeti eshte batuar ne anen e majte. Goma e majte e mjetit ka hipur ne nje bregore dhe me pas makina eshte rrokullisur dhe ka rene mbi goma. Shoferi nuk ka pasur rrip sigurimi dhe ka dale nga tavani i makines e cila e ka zene poshte. Pikerisht ne kete pozicion i jane shkaktuar edhe plaget vdekjeprurese Kosta Trebickes. Me pas mjeti ka vazhduar rrugen edhe per 42 metra te tjere dhe ka qendruar i ndezur ne pozicionin afolio. Me kete raport u eshte dhene pergjigje hamendesimeve te shumta qe kane shoqeruar vdekjen e Kosta Trebickes per me teper se nje muaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›