E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksperti që do shpëtonte digat, kërkon HEC për vete

Berisha e Meta dhe Gruercio e ambasadori italian

Në janar 2010 në Shqipëri shpërtheu alarmi i krisjes së mundshme të digave të hidrocentraleve. Alarmi erdhi pas përmbytjeve të mëdha të Shkodrës dhe zonave përreth nga keqmenaxhimi i rezervave ujore dhe abuzimi me qëllim fitime maksimale nga shitjetet në kushtet e tolerimit ekstrem të kushteve të sigurisë.

Pakkush e mban mend në atë kohë një personazh që u prezantua për publikun shqiptar herë si kryetari i digave të Italisë dhe herë si ekspert i digave.  Zotëria në fjalë quhet Roberto Guercio.

Emri i tij gjendet ende në sajtin e Këshillit të Ministrave dhe fotor përkatëse me Berishën Metën e tj janë ende të gjetshme lehtë në të gjitha agjensitë. Z.Guercio ishte i dërguari i Berluskonit për të shpëtuar digat shqiptare, – u shkruajt asokohe në shtyp dhe vetë z.Guercio dha deklarata të shumta ku analizonte gjendjen e digave tona dhe jepte rekomandime.

Dhe pikërisht zotëria ekspert që do shpëtonte qytetet tona nga përmbytja,delnë këtë përgjim të publikuar në kuadrin e skandalit të përgjimeve të Berluskonit në Itali, si një përfitues si shumë të tjerë në këtë fushë.

Z.Guercio në këtë telefonatë të përgjuar me Lavitolan, i kërkon këtij që Berluskoni të flasë me Berishën. Më poshtë, telefonata e përgjuar, e botuar në median italiane.

- Valter, duhet që kryeministri të marrë në telefon atë Berishën dhe ti thotë që po shkoj atje për të folur për atë çështjen – thuhet në telefonatën e Guercio.

- Në rregull, kjo është urgjente?, përgjigjet Lavitola.

- Sa më parë, aq më mirë është, pasi kam gjetur paratë dhe duhet të sistemoj

gjërat, përgjigjet Guercio.

- E kuptoj vëllai im, por në këto ditë nuk është gjëja më e lehtë për tu bërë, thotë

Lavitola.

-  Mua më mjafton një telefonatë, që ti thonë se po shkoj. Le ta telefonojë qoftë

edhe Fratini, vazhdon Guercio bisedën e tij

Dhe jo vetëm kaq. Relievi i interesave të errëta, ku vështirë të ndash, ekspertët dhe të dërguarit e qeverive nga sekserët dhe pazaret, plotësohet më tej. Z.Guercio shfaqet me interesa në hidrocentralin e Kalivaçit, të cilin e ka E merrni me mend se kush? I famshmi Bechetti, personi i kontratës së plehrave me Fatos Nanon, kontratë e cila u ngri falë presionit të shoqërisë shqiptare asokohe, dhe është rishkrirë tani nga Berisha, e maskuar si nevojë e industrisë shqiptare së riciklimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›