E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullorja për 2010-n Provimet e lirimit, ja rregullat dhe penalizimet

Autori i Lajmit: Redaksia
Të gjithë nxënësit që përfundojnë klasën e 9-të duhet ti nënshtrohen provimeve të lirimit në lëndët Gjuhë amtare dhe Matematikë. Provimet e Lirimit jepen vetëm me shkrim në një ditë të caktuar. Nxënësi që nuk arrin të marrë këto provime i rijep ato në sesionin e dytë të vjeshtës (në shtator). Datat e PL (provimeve të lirimit) për sesionin e parë dhe të dytë shpallen me udhëzim të veçantë të MASH. Përsa i përket mjediseve se ku do të zhvillohen provimet e lirimit në rregullore thuhet se, mjedisi më i vogël i përshtatshëm për zhvillimin e provimeve të jetë i mjaftueshëm për të paktën 15 nxënës.
Rregullat
Largësia ndërmjet çdo nxënësi të jetë jo më pak se 120 cm larg nga njëri nxënës tek tjetri. Në ditën e provimit, në shkollë nuk zhvillohen aktivitete të tjera që ndërpresin provimin. Për provimet e PL, në shkollat ku numri i nxënësve është më i vogël ose i barabartë me 20 (njëzetë), KPL -ja e DAR/ZA-së grupon shkollat dhe cakton mjedisin ku zhvillohet provimi. Ditën e dhënies se provimit nxënësve do tiu krijohen kushte lehtësuese transporti. Deri më 20 maj duhet të jetë gati lista e mjediseve përkatëse ku do të zhvillohen provimet e lirimit. Materialet e provimit tërhiqen në mëngjesin e ditës së provimit,2 orë para fillimit të provimit (për zonat urbane). Këtu merret edhe lista e nxënësve që do të futen në provim në këtë mjedis, me numrat përkatës të listës së regjistrimit. Në zonat rurale koha e shpërndarjes së materialeve të provimit është në varësi të largësisë së mjedisit të provimit nga DAR -i dhe ZA-ja.
Penalizimet
Administratori i provimit që caktohet për mbikëqyrjen e nxënësve nuk është mësues i asaj shkolle dhe i lëndës që po merret në provim. Gjatë provimit ndalohet mbajtja e celularit; nuk lejohet ndërrimi i vendeve; nuk lejohet asgjë tjetër, përveç stilolapsit dhe certifikatës personale në tavolinën e çdo nxënësi. Administratori nuk i përgjigjet asnjë pyetjeje të nxënësit mbi përmbajtjen e testit; nuk lejon për asnjë arsye largimin e nxënësit nga mjedisi i provimit pa realizimin e procesit të sekretimit; nuk lejon asnjë nxënës të ketë kohë shtesë për zhvillimin e provimit etj.
Vlerësimi
Vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve bëhet me pikë të cilat ekuivalentohen në notë. Vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga nxënësi për kërkesën përkatëse,mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga AVA prej hartuesve të testeve. Çdo test vlerësohet nga dy vlerësues. Kur midis dy vlerësuesve ka ndryshime pikësh për të njëjtat kërkesa, kryetari i vlerësuesve të lëndës cakton një vlerësues të tretë,vendimi i të cilit është përfundimtar. DAR/ZA-ja ngre grupe që shqyrtojnë rast për rast të gjithë testet që raportohen si të dyshimta për kopjim nga vlerësuesit e testeve. Shpallja e rezultateve bëhet jo më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë)ditë,pas çdo provimi të PL .

RREGULLORJA E PLOTË
PROCEDURAT E PROVIMIT TË LIRIMIT

10.1 Lëndët për të cilat zhvillohet PL janë dy:Gjuhë amtare dhe Matematikë.
10.2 PL jepen vetëm me shkrim në një ditë të caktuar.
10.3 Nxënësi që nuk arrin të marri PL i rijep ato në s esionin e dytë.
10.4 Datat e PL për sesioni n e parë dhe të dytë shpallen me udhëzim të veçantë të MASH.
PËRZGJEDHJA E MJEDISEVE TË ZHVILLIMIT TË PROVIMEVE TË
LIRIMIT
KPL-ja e DAR/ZA-së evidenton dhe inspekton mjediset ku zhvillohen PL,2 (dy)muaj para kryerjes së tyre.
12.1 Mjedisi më i vogël i përshtatshëm për zhvillimin e provimeve të jetë i mjaftueshëm për të paktën 15 nxënës.

PROCEDURA E SHPËRNDARJES SË PËRGJEGJËSIT TË ADMINISTRIMIT,
ADMINISTRATORËVE TË PROVIMIT DHE TË SEKRETIMIT NË MJEDISET E
PROVIMEVE TË LIRIMIT

Neni 20
20.1 Për mjediset/sallat me më pak se 25 nxënës caktohet një administrator provimi
20.2 Çdo KPL e DAR/ZA -së,pasi merr informacion nga KSHPL -ja për numrin e nevojshëm të administratorëve të provimeve dhe sekretimit,bën hartën e
shpërndarjes së tyre në mjediset/sallat e provimit.
20.3 KPL-ja e DAR/ZA-së , për çdo PL harton listën emërore,sipas rendit alfabetik, të personave që do të jenë përgjegjës të administrimit,administratorë të provimit dhe njëkohësisht listën emërore të administratorëve të sekretimit .
20.4 KPL-ja e DAR/ZA-së organizon shortin për shpërndarjen sipas mjediseve të përgjegjësve të administrimit, administratorëve të provimit dhe sekretimit, në ditën e provimit të PL,3 (tre)orë para fillimit të tij për zonat urbane dhe në mbrëmje,një
ditë para provimit,për zonat rurale.
20.5 KPL-ja e DAR/ZA-së vendos me short emrat e mjediseve ku do të zhvillohen provimet.
20.6 Pasi përzgjidhet mjedisi i provimeve,në përputhje me numrin e administratorëve të provimeve dhe sekretimit për ketë mjedis, vendoset vija ndarëse sipas rendit zbritës, në listat emërore të shpallura të përgjegjësve të administrimit të provimit, administratorëve të provimit dhe të sekretimit.

IV. ADMINISTRIMI I PROVIMIT
Neni 21
Detyrat e Përgjegjësit të Administrimit të provimit (PAP)
Gjatë dhe pas zhvillimit të provimeve PAP ka këto detyra:
21.1 Tërheq në DAR -në ose ZA -në,materialet e PL.
21.2 Udhëzon dhe shpërndan administratorët e PL.
21.3 Bën identifikimin e nxënësve përpara hyrjes në provim
21.4 Shpërndan materialet e provimeve administratorëve të PL dhe i hap ato në prani të nxënësve.
21.5 Kryen procedurën e sekretimit gjatë provimeve për shkollat deri në 60 nxënës.
21.6 Respekton orarin e zhvillimit të PL.
21.7 Nuk lejon hyrjen e personave të paautorizuar në mjediset e provimit.
21.8 Njofton dhe raporton tek KPL-ja pranë DAR/ZA -së për çdo rast parregullsie gjatë zhvillimit të provimit.
21.9 Dokumenton çdo parregullsi dhe masë që merr dhe ia dorëzon ato KPL –së pranë DAR/ZA-së.
21.10 Bën paketimin e testeve të papërdorura,pas shpërndarjes së testeve çdo nxënësi në mjedisin e provimit.
21.11 Bën paketimin e testeve të përdoruara dhe materialeve të tjera të provimit, pas përfundimit të provimit.
21.12 Plotëson formularin e zhvillimit të provimit të dërguar nga AVA.
21.13 Kryen dorëzimin e materialeve të provimit në QVT (Qendrën e Vlerësimit të Testeve)në DAR/ZA,menjëherë pas përfundimit të provimit .
Neni 22
Detyrat e administratorit të provimit (AP)
Gjatë ditës së provimit administratori i provimit kryen detyrat e mëposhtme:
22.1 Bën identifikimin e çdo nxënësi përpara hyrjes së tij në provim,sipas listës së dërguar nga DAR/ZA.
22.2 I shpërndan dhe i grumbullon çdo nxënësi materialet e provimit.
22.3 Njeh çdo nxënës me rregullat e provimit dhe masat që merren ndaj atyre që nuk i zbatojnë ato.
22.4 Mbikëqyr gjatë gjithë kohës procesin e provimit.
22.5 Respekton orarin e zhvillimit të provimit.
22.6 Nuk lejon hyrjen e personave të paautorizuar në mjediset e provimit që i janë caktuar për të mbikëqyrur.
22.7 Njofton dhe raporton tek përgjegjësi i administrimit të provimit për çdo rast parregullsie gjatë zhvillimit të provimit.
22.8 Dokumenton çdo parregullsi gjatë procesit të provimit dhe ia dorëzon ato PAP.
Neni 23
Rregulla për administratorin e provimit (AP)
Administratori i provimit që caktohet për mbikëqyrjen e nxënësve nuk është mësues i asaj shkolle dhe i lëndës që po merret në provim. Gjatë provimit ai zbaton rregullat e mëposhtme:
23.1 Nda lohet të mbajë celular gjatë zhvillimit të provimit.
23.2 Drejton çdo nxënës nëpër vende dhe nuk lejon ndërrimin e vendeve.
23.3 Nuk lejon asgjë tjetër,përveç stilolapsit,dhe certifikatës personale në tavolinën e çdo nxënësi.
23.4 Sigurohet që çdo nxënës e ka kuptuar se çfarë duhet të bëjë.
23.5 Gjatë kohës së provimit, zë një pozicion që të mbikëqyrë të gjithë mjedisin e provimit.
23.6 Nuk largohet për asnjë moment nga mjedisi i provimit.
23.7 Nuk lejon ngrënien,zhurmën,kopjen ose komunikimin e nxënësve me njëri -tjetrin.
23.8 Vendos çdo nxënës në mënyrë të atillë që çdonjëri të shikojë në të njëjtin drejtim.
23.9 Nuk i përgjigjet asnjë pyetjeje të nxënësit mbi përmbajtjen e testit.
23.10 Nuk lejon për asnjë arsye largimin e nxënësit nga mjedisi i provimit pa realizimin e procesit të se kretimit.
23.11 Vendos në dosjen e caktuar materialet e provimit që dorëzohen nga nxënësit.
23.12 Ndalohet të shfletojë ose të bëjë shënime në materialet e provimit,si gjatë tij edhe pas tij.
23.13 Nuk lejon ASNJË nxënës të ketë kohë shtesë për zhvillimin e provimit.
23.14 Nuk lejon asnjë individ tjetër të paautorizuar në mjedisin e provimit.
Neni 24
Administratorët e sekretimit (AS)dhe procedura e sekretimit të testit
24.1 Për kryerjen e procesit të sekretimit në mjediset e provimit që kanë mbi 60 nxënës, caktohen administratorë të sekretimit.Këta administratorë caktohen nga KPL -ja e DAR/ZA-së.Për çdo 60 - 70 nxënës ka nga një administrator sekretimi.
24.2 Administratorët e sekretimit kryejnë vetëm procesin e sekretimit
24.3 Në shkollat ku numri i nxënësve është deri 60,sekretimi bëhet nga përgjegjësi i
administrimit.
24.4 Sekretimi i testeve fillon menjëherë,pasi ka filluar procesi i zhvillimit të provimit.
24.5 Procesi i sekretimit të testeve realizohet nga administratori i sekretimit dhe përgjegjësi i administrimit të provimit.
24.6 Administratori i sekretimit dhe përgjegjësi i administrimit të provimit kalon nëpër çdo nxënës dhe vendos përsipër testit t ë nxënësit fleta ngjitëse me të njëjtin numër rendor që i korrespondon nxënësit në bazë të listës së përgjithshme të regjistrimit.
24.7 Numri i sekretimit hapet nga KPL vetëm pasi të ketë përfunduar vlerësimi dhe plotësimi i dokumentit zyrtar ku përmbahen pikët për çdo numër rendor korrespondues. Me këtë proces çdo nxënësi i akordohen pikët përkatëse, që konvertohen në nota sipas skemës së dërguar nga AVA. Rezultatet e çdo nxënësi i
komunikohen zyrtarisht nga KPL-ja drejtorisë së shkollës ku ka vazhduar nxënësi,e cila e pajis nxënësin kalues me Dëftesën e Lirimit.
V. PROCEDURA E VLERËSIMIT TË TESTEVE
25.1 Vlerësimi i përgjigjeve të nxënësve bëhet me pikë të cilat ekuivalentohen në notë.
25.2 Vlerësimi i çdo përgjigjeje të dhënë nga nxënësi për kërkesën përkatëse,mbështetet në skemën e vlerësimit të përgatitur nga AVA prej hartuesve të testeve.
25.3 Skema e vlerësimit është një standard vlerësues i njëjtë për çdo nxënës.
25.4 Bashkë me testet për çdo provim të PLE,AVA i dërgon KPL të DAR/ZA -së skemën e vlerësimit të testit dhe skemën e konvertimit të pikëve në nota.
25.5 KPL përzgjedh vlerësuesit e jashtëm dhe kryetarët e tyre.
25.6 Vlerësues të jashtëm vlerësojnë testet e PL.
25.7 Numri i tyre është në varësi të numrit të testeve që vlerësojnë dhe kohës së shpalljes së rezultateve të vlerësimit.
25.8 KPL-ja e DAR/ZA-së,pas çdo provimi të PL,dërgon skemën e vlerësimit në KSHPL,të cilat e afishojnë dhe informojnë çdo nxënës për të.
25.9 Vlerësimi i testeve realizohet në mjediset që përzgjidhen nga DAR/ZA,në kushte të përshtatshme dhe të sigurta.
25.10 Çdo test vlerësohet nga dy vlerësues.Çdo vlerësues firmos në çdo test që vlerëson.
25.11 Kur midis dy vlerësuesve ka ndryshime pikësh për të njëjtat kërke sa, kryetari i vlerësuesve të lëndës cakton një vlerësues të tretë,vendimi i të cilit është përfundimtar.
25.12 DAR/ZA-ja ngre grupe që shqyrtojnë rast për rast të gjithë testet që raportohen si të dyshimta për kopjim nga vlerësuesit e testeve.
25.13 Shpallja e rezultateve bëhet jo më shumë se 15 (pesëmbëdhjetë)ditë,pas çdo provimi të PL .

VI.REGJISTRIMI DHE RUAJTJA E TË DHËNAVE
Për qëllime të mbikëqyrjes dhe të përmirësimit të Provimeve të Lirimit,Sektori i Statistikës i DAR/ZA-së merr nga QVT-ja dhe ruan të dhënat e çdo nxënësi, të vlerësuesve të jashtëm
dhe të mjediseve ku janë realizuar Provimet e Lirimit.Këto të dhëna dërgohen në AVA dhe përdoren nga AVA dhe MAS H-i për analiza të PL.
Neni 27
Kjo rregullore zbatohet për vitin shkollor 2009 -2010.
Ky lajm është publikuar: 23/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›