E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fatos Petriti: Mbesa vdiq per faj te mjekut

Fatos Petriti, xhaxhai i vajzes, qe ka vdekur ne spital, pohon per "KJ" se mbesa e tij eshte operuar nje muaj me pare ne kliniken private te mjekut Xhevahir Hoxhallari. Sipas tij, vajzes duhet t'i jete prere ndonje vene gjate nderhyrjes kirurgjikale ne kliniken private, sepse pas operacionit gjendja e saj shendetesore eshte renduar. Sipas tij, mjeku specialist i ORL-se me kliniken private ne qytetin e Pogradecit ka kryer nje mjekim te pakujdesshem. Ai dhe te afermit e tjere te vajzes hedhin dyshime nese ka qene apo jo e licencuar klinika private e mjekut pogradecar. Fatos Petriti, xhaxhai i vajzes, shton se ditet e fundit gjendja e mbeses se tij eshte renduar edhe me shume nga hemorragjia e brendshme e gjakut dhe jane detyruar te kerkojne perseri ndihmen e mjekut Xhevahir Hoxhallari. Ky i fundit ka marre persiper te shoqeroje vajzen e operuar prej tij ne Tirane, ku, sipas te afermve, Matilda Petriti eshte trajtuar vetem me serume dhe nuk i eshte gjetur diagnoza e sakte qe t'i shpetohej jeta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›