"Ekspertizë për ndotjen e TEC-it"
DURRES - Kryebashkiaku Vangjush Dako kërkon vendimmarrje qytetare për TEC-n e Porto-Romanos. Ndonëse fjala "referendum" nuk është përmendur gjëkundi, Dako la të kuptohet se ky vendim duhet të kalojë në rrugë plebishitare nga vetë durrsakët dhe jo nga zyrat e qeverisë së Tiranës. Një grup teknik i bashkisë do të "skanojë" të gjitha dobitë dhe të këqijat që vijnë nga TEC-i, në mënyrë që të jenë vetë qytetarët ata të cilët të vendosin për të ardhmen e tyre. Kryebashkiaku është takuar me një grup qytetarësh durrsakë, ku kryefjala ka qenë TEC-i me qymyr i projektuar nga italianët. Pjesëmarrësit në tryezë kanë përkrahur idenë që duhet kryer patjetër një ekspertizë mjedisore nga një institucion ndërkombëtar, që të tregojë në mënyrë realiste ndikimin në mjedis të këtij TEC-i. o.u