E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret për shkak të papunësisë

 

SHKODER - Papunësia dhe depresioni çojnë në vetëvarje një 40-vjeçar në Malësinë e Madhe. Sipas policisë, Urim Vucaj është gjetur nga i ati i vetëvarur në kasollen e bagëtive. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 12:30. Megjithë ndihmën e dhënë, i moshuari nuk ka mundur të shpëtojë jetën e djalit të tij. Sipas policisë, nga hetimet e kryera, viktima dyshohet të ishe vetëvarur disa orë më parë, por askush nga të afërmit e tij nuk e kishte vënë re mungesën e tij në shtëpi. Policia mori në pyetje familjarët e viktimës, të cilët mësohet se kanë deponuar se 40-vjeçari kishte shfaqur prej disa kohësh probleme të dukshme depresive. Sipas tyre, kjo gjendje ishte shkaktuar për shkak të papunësisë dhe kushteve të vështira ekonomike të familjes Vucaj.                                      r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›