Eksploziv drejtorisë arsimore në Viti, plagoset nje person
VITI-Persona ende të panjohur kanë sulmuar pas mesnate me eksploziv objektin që shfrytëzohet nga Drejtoria për Arsim e Kuvendit Komunal të Vitisë. Nga shpërthimi, ka marrë plagë të lehta një nga dy rojet që gjendeshin në objekt.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se si pasojë e shpërthimit godina u përfshi nga flakët.
Sipas deklaratave të rojave që gjendeshin në objekt, përgjegjësit e këtij sulmi, kanë qenë persona të armatosur.
Objekti gjendet pikërisht në oborrin e shkollës “Kuvendi i Lezhës” në Viti dhe së fundi është shndërruar në një konflikt pronësie midis Drejtoratit për Arsim të Kuvendit Komunal dhe Shoqatës së Gjuetarëve. Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, ka marrë vendim që objekti i takon Shoqatës së Gjuetarëve, por vendimi nuk ishte zbatuar asnjëherë.
Por shpërthimi dje në Viti ka sjellë reagimin e menjëhershëm të EULEX duke e konsideruar sulmin si kundër vetë ligjit.
“Ne besojmë se Policia e Kosovës do të kryejë një hetim të plotë mbi këtë çështje dhe sa më shpejt që të jetë e mundur të sjellë autorët para drejtësisë. EULEX-i do të monitorojë hetimin nga afër. Veprimet e tilla janë një sulm i drejtpërdrejtë në sundimin e ligjit dhe si të tilla nuk kanë vend në një shoqëri moderne dhe të civilizuar", thuhet në një deklaratë të EULEX-it.
(d.b/Europalire/BalkanWeb)