E Diel, 1 Nëntor 2026

Antikanabisi, ngrihet Shtabi i Emergjencës

Berat

Në kuadër të plan-veprimit të ardhur nga Ministria e Mbrojtjes për luftën kundër kultivimit, tregtimit dhe përdorimit të bimëve narkotike, institucioni i prefektit në Qarkun e Beratit ka organizuar dje takimin e parë me Shtabin e Emergjencës të ngritur për këtë problem. Në Shtabin e Emergjencës të ngritur pranë institucionit të prefektit janë bërë pjesë drejtues të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit, drejtues të atyre komunave që kanë qenë në hartën e policisë për kultivim të lëndëve narkotike, punonjës të Ndërmarrjes së Pyjores, përfaqësues të qarkut, Shëndetit Publik, Drejtorisë Arsimore etj. Në takimin e zhvilluar në zyrën e prefektit Kostandin Lefta, përfaqësuesit e Shtabit të Emergjencës janë njohur me planin e detajuar të punës që do të zhvillojnë në ditët në vijim për heqjen e Qarkut të Beratit nga harta e zonave të kultivimit, tregtimit dhe përdorimit të lëndëve narkotike ky grup emergjencash. Si detyrë kryesore, policisë i është lënë në këtë takim hartimi i një plani masash me detyra dhe afate të detajuara për kalimin në sitë të të gjitha territoreve të dyshuara për kultivimin e lëndëve narkotike. Informacioni që do të dërgohet nga policia mbi situatën në terren do të jetë i përmuajshëm. Ndërkohë që do të zhvillohen një sërë takimesh me kryepleqtë e fshatrave dhe nxënësit e shkollave.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›