E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani, Topi takon Këler, diskutojnë për vizat

BERLIN-Liberalizimi i vizave dhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian kanë qënë tematika e bisedimeve sot ne mesdite mes Presidentit shqiptar Bamir Topi dhe homologut gjerman Horst Këler. Kreu i shtetti shqiptar ndodhet nga dje në Gjermani me ftesë me ftesë të Presidentit gjerman.

Temë qëndrore e bisedimeve mes dy Presidentëve ka qënë thellimi dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe popujve.

Zëdhënësja për shtyp e Presidentit bëri të ditur se përvec marrdhënieve dypalëshe që dy presidentët i vlerësuan të shkëlqyera, mes tyre u biseda u fokusua mbi liberalizimin e vizave për shqiptarët.
Integrimi i Shqipërisë në BE sipas dy krerëve është më interest ë vecantë në kuadër dhe të zhvillimit e të integrimit të Shqipërisë dhe të rajonit ballkanik në strukturat evropiane

Biseda vazhdoi më pas dhe për zgjerimin e marrdhënieve tregtare, ku të dy Presidentët shfaqën interes për investime të gjermanëve në Shqipëri.

Në vizitën e tij në Gjermani, Presidenti Topi shoqërohet nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, Zëvendësministri i Kulturës, Nikollë Lesi, deputeti Gazmend Oketa, anëtarë të kabinetit të Presidentit, etj.

Gjatë vizitës në Gjermani, Kreu i Shtetit shqiptar do të marrë pjesë në Forumin ekonomik që do të zhvillohet në Berlin me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bizneseve të të dy vendeve, gjatë të cilit Presidenti Topi do të mbajë një fjalë përshëndetëse, kryesisht lidhur me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›