Eksploziv në banesën e kreut të qarkut të Kukësit
Në orën 03:40 të ditës së djeshme shpërthen tritol para shtëpisë së Shefqet Brukës
KUKËS – Një shpërthim i fuqishëm tritoli ndodhi dje në mëngjes pranë banesës së kryetarit të Këshillit të rrethit të Kukësit, por ende nuk ka asnjë pistë hetimi në lidhje me autorët apo shkaqet. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se dje në mëngjes, rreth orës 03:40, shpërtheu një sasi lënde eksplozive në afërsi të shtëpisë së shtetasit Shefqet Bruka, lindur dhe banues në qytetin e Kukësit. Në një deklaratë të bërë publike vetëm pak orë pas shpërthimit të eksplozivit, kryetari i qarkut dhe drejtues i strukturave të PD-së në qytetin verior ka thënë se nuk ka konflikte me njeri.
Shpërthimi
Mëngjesi i djeshëm ka qenë tronditës për familjen Bruka dhe banorë të tjerë në zonën përreth në qytetin e Kukësit. Policia e Shtetit njofton se rreth orës 03:40 të mëngjesit të djeshëm, në portën hyrëse të banesës së shtetasit Shefqet Bruka ka ndodhur shpërthimi i një sasie eksplozivi. Nga burimet zyrtare konfirmohet se ngjarja ka shkaktuar vetëm dëme material, pa viktima në njerëz, megjithëse anëtarët e familjes dhe vetë kreu i Këshillit të Qarkut ndodheshin në banesë. Lënda eksplozive është vënë fare pranë dritares së banesës. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm, sa ka shkaktuar panik te banorët e zonës.
Reagimi
Shefqet Bruka ka pohuar paraditen e djeshme për median se nuk ka dyshime mbi autorët e krimit, pasi ka thënë se nuk kishte konflikte apo mosmarrëveshje personale apo për shkak të punës. Ai deklaroi se nuk ka hasmëri me askënd, qoftë privatisht apo në lidhje me detyrën e tij. “Nuk dëshiroj të prononcohem për këtë çështje, pasi gjithçka është në dorë të policisë”, - tha 45-vjeçari Shefqet Bruka. Ai ka dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen në policinë e Kukësit. Kur ndodhi shpërthimi në banesën e kryetarit të Këshillit të Qarkut Kukës ndodhej vetë Shqefet Bruka, gruaja dhe dy fëmijët e tij, të cilët nuk pësuan lëndime. Bruka është një nga drejtuesit e strukturave të PD-së në rrethin e Kukësit.
Tri ditë më parë ndodhi një shpërthim tjetër në Mal Milot, ku u vendos një sasi eksplozivi në një mjet të OST-së që po punonte për ndërtimin e linjës së tensionit të lartë Elbasan-Podgoricë. Shpërthime të ngjashme ka pasur edhe në rrethe të tjera të vendit. Një këshilltar socialist në Këshillin Bashkiak të Vlorës u lëndua, ndërsa një sasi eksplozivi u vendos në makinën e kryesocialistit vlonjat, Eltar Deda. Deri tani nuk ka asnjë person të ndaluar nga policia, me gjithë deklaratat e bëra nga të dëmtuarit.
15 Prill 2010