Zgjedhjet Kukan sugjeron asistencen e Komisionit te Venecias

Eduard Kukan, kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Jug-Lindore, sugjeron asistencën e Komisionit të Venecias ndaj Kolegjit Zgjedhor në marrjen e vendimeve profesionale e të pandikuara nga politika. Gjatë një interviste për Deutche Welle, Kukan shprehet se pritjet e komunitetit ndërkombëtar ndaj Kolegjit janë ato të vendimeve të pavarura nga politika.
Duke përsëritur përshtypjet e mira nga dita e votimeve më 8 Maj, ai thotë se ishin zhvillimet, që pasuan ditën e zgjedhjeve, të cilat krijuan probleme vetëm në Tiranë, pasi si në pjesë të tjera të vendit këto probleme nuk u shfaqën.
“Situata aktuale në Shqipëri është e ngjashme me atë të pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009. Them kështu pasi në thelbin e kësaj situate, të krijuar pas ditës së votimeve, qëndron përsëri mungesa e vullnetit politik, apo paaftësia e drejtuesve politikë, për t’u përfshirë në një dialog të vërtetë, për të gjetur zgjidhje konsensuale të situatës”, shprehet Kukan.
Sipas tij, qëndrimi i opozitës për të bojkotuar përsëri aktivitetet e parlamentit nuk është normale në një shoqëri demokratike.
Në lidhje me përshkallëzimin e mundshëm të situatës, Kukan shprehet se nuk është një qëndrim i mençur politik të bësh deklarata për ultimatume, apo paralajmërime për “ mosbindje qytetare”.
"Këto deklarata dhe paralajmërime nuk janë në linjë me vetëpërmbajtjen, që Baronesha Ashton dhe komisioneri Fule u kërkuan partive politike të Tiranës”, thotë ai, duke dhënë edhe mesazhin se të gjithë në Bruksel presin që politikanët e Tiranës të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe në interes të vendit.
Juli Prifti