E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtari i lartë sirian braktis Assadin

Siri- Ambasadori i Sirisë në Irak ka kaluar në anën e opozitës dhe u ka bërë thirrje politikanëve të tjerë të lartë sirianë dhe anëtarëve të ushtrisë të bëjnë të njëjtën gjë.

Nawat Fares është i pari diplomat që braktis qeverinë e presidentit Bashar Al-Assad.

Ky veprim vjen vetëm një javë pasi një gjeneral sirian, një familje e afërt me presidenti dezertoi. Ndërkohë vendet perëndimore po i kërkojnë OKB-së që të artikulojë sanksione të ashpra kundër Sirisë.

Ata duan që kërcënimi të jetë pjesë e një rezolute të Këshillit të Sigurimit mbi të ardhmen e misionit vëzhgues të OKB-së në vend. Një rezolutë e re duhet të miratohet para se mandati i misionit aktual të përfudnojë të premten e javës së ardhshme.

Zoti Fares konfirmoi ‘tradhëtinë’ e tij në një deklaratë të lancuar në Facebook dhe në televizionin Al-Jazeera. Me flamuj të revolucionit sirian pas tij ai lexoi një deklaratë ku thuhet se po jepte dorëheqjen si ambasador i Sirisë në Irak dhe si një anëtar i Partisë Baath. Zoti Fares u emëruar si ambasador në Bagdat në vitin 2008.

Analistët thonë se nevoja për të vendosur një mision të OKB-së vëzhgues në Siri ka nxjerrë ndasitë mes shteteve anëtare, Kina dhe Rusia duan të ruajnë misionin teksa Perëndimi do një referencë për sanksione e që ajo të miratohet.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›