Eksploziv picerisë, rrezikohen banorët
Atentati me eksploziv në një piceri të qytetit të Elbasanit ka rrezikuar seriozisht jetët e banorëve të pallatit ku ndodhej lokali.
ELBASAN/ ALDO KOZARJA
Shpërthimi i fuqishëm, ende pa gdhirë ka tronditur qytetarët, por për fat nuk kanë pësuar lëndime. Dëme të mëdha materiale janë regjistruar në piceri, objektin e tritolvënies si dhe në apartamentet e ndërtesës në lagjen “Emin Matraxhiu”. Lënda eksplozive ishte vendosur në katin e parë të një pallati, ku ndodhet piceria “Jurevi”, një ndër më të preferuara në qytetin e Elbasanit, në pronësi të Thanas Ndriut. Ngjarja është regjistruar në orën 04:20 të ditës së diel, në zonën ku ndodhet dhe Fakulteti i Ciklit të Ulët. Ndërsa dyqani ka qenë i mbyllur në atë orë, ata që kanë ndjerë më shumë shpërthimin kanë qenë banorët e pallatit 5-katësh në këtë lagje. Ata janë zgjuar të tmerruar nga zhurma dhe tronditja, të cilën siç thonë dhe vetë e kanë krahasuar me një lëkundje të fortë tërmeti. Shpërthimi ka çuar në vendngjarje me urgjencë forca të shumta policie, të cilat kanë kryer verifikifimet e nevojshme për të mbledhur prova për autorët e atentatit. Ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një sasi nga 250-300 gramë tritol, nisur nga fuqia e tij dhe dëmet e shkaktuara, ende nuk ka emra konkretë si autorë të ngjarjes. Pronari i lokalit reagoi dje, duke u shprehur se vetëm për shkaqe konkurrence mund të jetë ndërmarrë ky veprim ekstrem ndaj aktivitetit të tij. Kjo pistë është kryesore në hetimet e policisë dhe prokurorisë së Elbasanit. Me qëllim ndalimin e personave të dyshuar, patrulla policie janë shpërndarë në të gjitha akset kyçe të qytetit, duke u ushtruar kontrolle dhe në zona të ndryshme. Ndonëse kërkimet kanë vazhduar deri në mbrëmje, nuk është mundur të identifikohet autori i vendosjes së lëndës plasëse. Policia ka marrë në pyetje pronarin e picerisë, i cili ka pohuar se nuk ka asnjë konflikt me persona të tjerë, duke e vështirësuar hetimin. Në komisariat janë shoqëruar më shumë se 8 persona, të cilëve pasi u është marrë dëshmia janë lënë të lirë. Ata kanë qenë kryesisht roje të objekteve që ndodhen pranë vendit ku ndodhi shpërthimi, por dhe kontigjentë të policisë së Elbasanit. Megjithë punën intensive të policisë, fakti se autorët kanë vepruar në një orë kur nuk kishte lëvizje dhe mungesa e provave të forta e ka lënë të mistershme ngjarjen. Nga ana e saj, policia po verifikon si pistë veç konkurrencës dhe atë të konflikteve personale apo familjare të Thanas Ndriut, ndonëse ai e ka mohuar kategorikisht. Në ndihmë të zbardhjes së kësaj çështjeje, në ndihmë të grupit të ekspertëve të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit kanë mbërritur dhe ekspertë të lëndëve plasëse nga kryeqyteti. Ata pritet të ndërtojnë skemën e shpërthimit që shkaktoi panik tek banorët e lagjes “Emin Matraxhiu”.