Shkolla e re në Fushë-Mamurras
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare të fshatit Fushë-Mamurras, në shtator do të kenë një shkollë të re. Ministri i Arsimit dhe Shkencës z. Genc Pollo inspektoi dje punimet në këtë shkollë.
“Krahas një ndërtimi modern dhe në afat, do të synojmë që në Fushë Mamurras të arrijmë të reduktojmë numrin e nxënësve, nga 25 për klasë dhe ky është një standard, që kemi premtuar dhe po realizojmë dora-dorës”, tha Pollo. Ndërtimi i godinës së shkollës kryhet me fondet e buxhetit të shtetit me vlerë 550 mijë Euro. Fushë- Mamurrasi është një fshat 4 kilometra larg Mamurrasit dhe ka edhe një shkollë tjetër 9-vjeçare me 400 nxënës, që realizon mësimin prej kohësh me dy turne. Shkolla e re me kapacitet mbi 600 nxënës do të jetë e pajisur me sistem ngrohje dhe objekte mësimore moderne. Ndërtimi i kësaj shkolle do të reduktojë ndjeshëm numrin e nxënësve në 25 për klasë, si dhe do të mundësojë realizimin e mësimit vetëm paradite.