Godinat publike pa kushte
Pak prej godinave publike kanë kushte të përshtatshme për të lehtësuar jetën e invalidëve.
Këtë bën me dije Ministria e Punës. Sipas raportit të këtij dikasteri, del në pah nevoja për ndërhyrje të menjëhershme dhe të vazhdueshme në implementimin e politikave, që garantojnë integrimin e tyre në jetën shoqërore. Kështu, sipas raportit vetëm në 6 banesa të reja me 224 apartamente, që po ndërtohen nga Enti Kombëtar i Banesave në qytetet Korçë, Elbasan, Durrës, Shkodër dhe Kavajë janë respektuar elementët e nevojshëm arkitektonikë, si panduse dhe ashensorë, të cilët lehtësojnë lëvizjen e personave me aftësi të kufizuara. Në disa qytete të tjera, këto kushte mungojnë tërësisht. Bashkia e Tiranës ka krijuar lehtësira për fëmijët me aftësi të kufizuar në kopshte dhe shkolla në bazë të rregullave të urbanistikës. Ndërtimi i 7 shkollave të reja dhe rikonstruksioni i 12 shkollave është bërë me mjedise të përshtatshme për fëmijët me aftësi të kufizuara në oborret e shkollave, shkallë, klasa dhe banjo.