Poliklinikat, formular i ri për matjen e shtesës në pagë
Një formular i ri do të përcaktojë shtesën në pagë prej 10%, por edhe bonusin me 5% të buxhetit për çdo poliklinikë.
Ndërkaq, puna e mjekëve apo marrja e ryshfetit do të kontrollohen me një praktikë të re. Pyetësorët me 10 pyetje do t’u jepen të gjithë pacientëve për t’u plotësuar e pasi të bëhet grumbullimi i tyre ISKSH do të nxjerrë në pah abuzimet për secilën poliklinikë. Paratë nën dorë, kohëzgjatja e një vizite, apo edhe mënyra sesi trajtohen janë disa nga çështjet kyçe për të cilat do t’u merret mendim pacientëve. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor i merr këto masa në kuadër të reformave që kanë përfshirë sistemin shëndetësor parësor. “Formulari i ri ndryshon nga vjetri, i cili ishte shumë i stërholluar dhe i komplikuar për t’u plotësuar. Me këtë formular ne kemi mundësi të masim të dhënat për 10% (shtesa mbi pagë e cila matet për numër vizitash) si dhe marrim të dhënat për 5% bonus shtesë”, sqarojnë specialistët e ISKSH. Sipas tyre, për bonusin janë vendosur indikatorë si numri i fëmijëve të vaksinuar, gratë shtatzëna të vizituara në 3- mujorin e parë e të tjerë. Sa i përket pyetësorit, ai fillimisht do të shpërndahet në poliklinikat e specialiteteve. “Eshtë shumë i rëndësishëm për ne mendimi i pacientëve për punën e mjekëve. Persona të caktuar nga Drejtoria Rajonale e Tiranës e Sigurimeve Shëndetësore (DRSKSH) do të bëjnë matjen e këtij indikatori”, sqaron ISKSH. Kjo procedurë do të bëhet rregullisht çdo 3 muaj pasi në këtë hark kohor shpërndahet bonusi prej 5%. Sipas specialistëve, kënaqësia e pacientit është një nga indikatorët kryesorë që bën të mundur marrjen e bonusit për poliklinikat. Pas nisjes së aplikimit të kësaj forme të re të “kontrollit” të poliklinikave, bluzat e bardha duhet të jenë disa herë më të kujdesshme se më parë për mënyrën sesi trajtojnë të sëmurët. Vizita për secilin të sëmurë, sipas urdhrit të drejtuesve të ISKSH, duhet të zgjasë jo më pak se 30 minuta. Deri tani, ky urdhër duket se ka rënë në vesh të shurdhër. Gjithkujt që i ka rënë rasti për të bërë një vizitë në ambulancat e lagjeve nuk i ka qëlluar të qëndrojë aty më shumë se 10 minuta.
Ndarja e buxhetit të ISKSH
Që prej më shumë se një viti, ISKSH po aplikon një metodë të re pagese, që ka të bëjë me llogaritjen e buxhetit të Qendrës Shëndetësore. Numri i banorëve të regjistruar zë rreth 85% të fondit të pagave për mjekët. Performanca e dhënies së shërbimeve, që ka të bëjë me numrin e vizitave mjekësore të planifikuara, zë fondin në masën 10 % në buxhet. Gjithashtu, ka nisur të aplikohet edhe një bonus prej 5% që e përfitojnë ato qendra, të cilat kanë një staf të trajnuar e të aftë profesionalisht, i cili punon për uljen e vlerës vjetore të recetave për banorët e regjistruar si dhe do të mund të ulë numrin e referimeve tek shërbimi i specializuar. Kjo mënyrë e re pagese shpërblen mjekët, sipas një pune të diferencuar.