Tritoli në Kukës, shoqërohen nëntë persona në polici
KUKES – Policia e Kukësit nuk ka ende persona të ndaluar për autorët e vendosjes së tritolit mëngjesin e së shtunës në mes të një blloku pallatesh.
Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga shpërthimi që shkatërroi plotësisht një makinë dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale në ndërtesat përreth, emrat e atentatorëve kanë mbetur enigmë. Burime të organit hetimor bënë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë shoqëruar në polici dhe janë marrë në pyetje 9 persona, kryesisht banorë të pallatit dhe disa adoleshentë që mendohet të kenë dijeni për ngjarjen, por pas dhënies së dëshmive janë lënë të lirë. Sipas policisë, pista kryesore ku janë kanalizuar hetimet është ajo e hakmarrjes ndaj zyrës noteriale që ishte ngjitur me autoveturën, pranë së cilës ndodhi shpërthimi. Mësohet se policia ka pasur më parë informacione dhe dijeni për konfliktin e banorëve të pallatit dhe pronarit të zyrës noteriale, i cili ka ngritur dhe shtesën në pesë kate ngjitur me pallatin. Ndërkohë policia ka marrë në pyetje edhe pronarin e makinës, Blerim Lekicën, i cili është roje i bashkisë së Kukësit. Në deklarimet e tij në polici ai ka pohuar se nuk ka pasur asnjëherë konflikt me njeri dhe se nuk dyshon tek ndonjë person. Policia ka përjashtuar çdo lidhje të atentatit me kryetarin e bashkisë, Hasan Halili, pasi siç ka deklaruar vetë ai, i biri është vetëm 16 vjeç dhe nuk mund të përdorte një makinë. Halili ka deklaruar se i biri mund të jetë parë në makinë me Lekicën, pasi është nip i tij. j.h