“Eksponentë të së majtës, asnjëri nuk është i bërë nga Sali Berisha”
25/06/2009 Kryeministri Berisha sqaron pozicionin e tij në raport me Nanon e Metën
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në emisionin “Ora e debatit” të gazetarit Alfred Peza në televizionin “Ora News” se nuk ekziston asnjë pakt i fshehtë mes tij dhe kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta dhe ish-kreut të Partisë Socialiste Fatos Nano për të bërë fushatë kundër kreut aktual të PS-së Edi Rama. Berisha ka mohuar kategorikisht një skenar të tillë. “Jo, absolutisht jo. As nuk ka dhe as nuk mund të ketë. Të dy ata janë eksponentë kryesorë të së majtës, asnjëri nuk është bërë nga Sali Berisha, janë bërë vetë, që dihet. Problemet e tyre janë brenda së majtës, pa asnjë lidhje. Po të jetë problemi, në krahun e Ramës qëndrojnë të gjithë ata që kanë ikur nga unë”, - ka deklaruar Berisha. Duke iu referuar gjendjes në radhët e së majtës, lideri historik i demokratëve ka thënë se problemi më madhor dhe historik i së majtës është moskandidimi i Ramës për deputet. Sipas tij, ky është një akt i pafalshëm. “E keni parë si i ka bllokuar të gjitha reklamat e Korçës me reklamat e tij kur qytetarët s’votojnë atë. Nuk bëhet ajo. Po nëse ti vendos portretin, vendos emrin në listë’, - tha Berisha. Gjatë intervistës kreu i qeverisë ka folur edhe në lidhje me vrasjen e kreut të Partisë Demokristiane për degën e Malësisë së Madhe. Berisha i ka vlerësuar si qesharake akuzat se vrasja ishte politike. “Deri sot ka zero element politik. Tani, nëse një funksionar i një partie pëson aksident apo një vrasje dhe quhet politike, kjo është qesharake, kjo është qesharake zotëri. As nuk ishte në fushatë, as nuk ishte kandidat, ky ishte një qytetar që pësoi një fat tragjik, për të cilin policia po heton. Nuk ka gjë më të shëmtuar sesa të përdhosësh një të vdekur. Ai vdiq, e vrau dikush, ç’ndodhi do të sqarohet çdo gjë, rrethanat dhe pse vdiq ai. Tani të tundësh flamurin siç bën kryetari i opozitës, ky përsërit Trebickën”, - tha Berisha.
Koalicioni me LSI-në
“Aq sa mund të bëj me Partisë Socialiste, aq mund të bëj me Lëvizjen Socialiste për Integrim. As me njërën dhe as me tjetrën, absolutisht. Nuk janë për koalicion, nuk janë këto forca politike. Më thuaj ti mua se çfarë dëgjove nga programi i tyre. Më thuaj, dil e bëj një anketë, pyet 100 shqiptarë dhe shih nëse do të thonë një fjali të vetme nga programet e dy forcave.