Eksportet "Made in Albania", në minimum
Gjithnjë e më shumë zyrtarë të qeverisë mburren për rritjen e nivelit të eksporteve, të cilat për muajin prill 2008 shënuan një nivel afër 30 për qind më të lartë se viti i kaluar. Treguesi në rritje i eksporteve shoqërohet gjithnjë e më shumë me qëndrueshmërinë ekonomike të vendit, me rritjen e prodhimit vendas, garancinë që ofrojnë produktet shqiptare për tregjet e huaja, por mbi të gjitha për aftësinë konkurruese që kanë shfaqur për të arritur këtë tregues, që siç përmendëm më lart kanë pësuar rritje me 30 për qind. Me termin eksporte kuptohen të gjitha produktet dhe shërbimet që vendi ynë ka arritur t‘i tregtojë, pra t‘i shesë jashtë territorit të saj, duke siguruar të ardhura për bizneset shqiptare, e më tej për ekonominë e vendit. Nisur nga kjo e vërtetë, të dhënat e fundit flasin për një nivel të eksporteve që kanë prekur shifrën e 27 miliardë lekëve, ose rreth 300 milionë dollarë (janar-mars), me një rritje të konsiderueshme mesatare prej 28 për qind. Kjo rritje, ndoshta mund t‘i atribuohet marrëveshjeve të tregtisë së lirë, që vendi ynë ka lidhur me rajonin, duke përfshirë dhe marrëveshjen "Interim" me Bashkimin Evropian. Për të kuptuar më mirë se ku ka arritur niveli i produkteve shqiptare në tregun e huaj, mjafton të shikojmë të dhënat e hyrjeve dhe daljeve për mallrat e ndryshëm. Kështu, nga 27 miliardë lekë eksporte në total të regjistruar për tre muajt e parë të vitit, vetëm 7.5 miliardë lekë u takojnë mallrave "Made in Albania", pra produkte 100 për qind shqiptare. Te kjo shifër mësojmë se, nga i gjithë totali i eksporteve që kryen vendi, vetëm 28 për qind janë produkte finale shqiptare, ndërsa pjesa tjetër janë kryesisht rieksporto, që do të thotë se, pjesë të ndryshme të produktit final vijnë nga vendet e huaja, të cilat përpunohen në Shqipëri, e më pas shiten po në tregjet e huaja. Rieksportet zënë vendin kryesor të tregtisë së jashtme që kryen Shqipëria me vendet e tjera, në shifra gati 66 për qind, ose në rreth 18 miliardë lekë.
Marrëveshjet
Taksat doganore kanë pësuar ulje në tre vitet e fundit radhazi, që kur u firmos MSA-ja me BE-në. Në këto kushte, Shqipëria do të reduktonte një pjesë të taksave doganore për 27 vendet e BE-së, në varësi të kuotave dhe anasjelltas, e njëjta procedurë u ndoq dhe për mallrat e vendin tonë, madje në kushte më të favorshme, në mënyrë që të stimulohej prodhimi vendas. Pavarësisht përjashtimit të taksave për prodhuesit shqiptarë që kërkojnë tregun e huaj, niveli i eksporteve nuk solli rezultatin që pritej. Shumë investitorë të huaj, duke u nisur nga kushtet që ofronte Shqipëria, kryesisht për krahun e lirë të punës dhe nivelit të ulët të pagimit të taksave, preferuan të sillnin lëndët e para, për t‘i përpunuar drejt produktit përfundimtar
e më tej për t‘i shitur në tregjet e huaja, duke marrë në tërësi formën e eksporteve, që gradualisht po rritej.