"Zhduket" në Kukës nëna e shqiptarit të kërkuar
Procesi i ekstradimit të një shqiptari të kapur në Angli ka marrë trajta komike, kur avokatja mbrojtëse e shtetit shqiptar në këtë proces, Rachael Barnes, ka deklaruar se "nëna e Arsim Murtatit është zhdukur". Nuk bëhet fjalë për ndonjë zhdukje të tipit mafioz, por të qëllimshme. E gjitha kjo, vetëm e vetëm për të ndihmuar bllokimin e ekstradimit të të arrestuarit në Angli me kërkesë të Interpol Tiranës. Që në momentin e arrestimit, deri në seancën e fundit gjyqësore, Arsim Murtati ka pretenduar se policia britanike, në bashkëpunim me atë shqiptare, kanë arrestuar njeriun e gabuar. Ai është Arsim Murtaku (i ndryshon mbiemri), shtetas kosovar nga qyteti Prizrenit. Zyra e Interpol Tiranës, e bindur se ai ishte i kërkuari Arsim Murtati ka dashur të përdorë testin e ADN-së, në mënyrë që saga e identitetit të merrte fund sa më parë.
Nga procesi gjyqësor në Londër, i zhvilluar në Gjykatën e Ekstradimeve "City of Westminster Magistrate Court", u mësua se për të ndërmarrë këtë detyrë është ngarkuar Policia e Kukësit. Kur blutë e këtij qyteti kanë shkuar në fshatin Shtiqën për të marrë kampione të pështymës së nënës së tij, zonjës Hava Murtati, ajo nuk ndodhej në shtëpi. E njëjta gjë ka ndodhur disa herë me radhë, kur ata kanë tentuar ta kontaktojnë atë.
Identiteti
Arsim Murtati, i dënuar në mungesë me 11 vite e 6 muaj burg për pjesëmarrje në një grup grabitësish të armatosur, ka humbur betejën e parë të bllokimit të ekstradimit. Gjatë të gjithë procesit ai ka deklaruar se është Arsim Murtaku nga Prizreni. Madje, ka dorëzuar në gjykatë një certifikatë jugosllave, lëshuar në vitin 2000 dhe një tjetër nga UNMIK-u në vitin 2007, kohë kur u prangos nga skuadra e ekstradimeve në "Scotland Yard". Krahas tyre, ai dorëzoi edhe një diplomë shkolle fillore në Prizren. Por të gjitha këto nuk kanë pirë ujë. "Jam më se i bindur se përmes mashtrimit ju keni ndërtuar një identitet të ri, që kur keni ardhur në Britaninë e Madhe", u shpreh gjykatësja Daphine Whickam, gjatë leximit të vendimit për çështjen e identitetit.
Më tej, ajo ka renditur një sërë faktesh që hidhnin poshtë pretendimet e shqiptarit. Sipas saj, Interpol Tirana, në një kohë rekord pas arrestimit, solli përgjigje pozitive se ai ishte Arsim Murtati.
Vetë shefi i Policisë së Kukësit, pasi ka ndërmarrë një sërë hapash proceduralë, ka konstatuar se fotografia në pasaportën britanike me emrin e Arsim Murtakut është ajo e të shumëkërkuarit nga ky qark policie, Arsim Murtati. Pasi është dënuar në mungesë, së bashku me katër persona të tjerë, më 18 nëntor 1997, ai ka lënë Shqipërinë. Më 28 tetor 1999, Arsim Murtati ka kërkuar azil në Ministrinë e Brendshme, ku i janë marrë shenjat e gishtave. Nuk dihet data e hyrjes në këtë vend. Ndërsa në nëntor 2006 ai ka fituar të drejtën e shtetësisë britanike, paçka se ishte në listën e të kërkuarve nga Interpoli.
Zbulimi
Gjykatësja britanike, Daphine Whickam, ka lavdëruar punën e kujdesshme të Interpol Tiranës, për zbulimin që çoi më pas në arrestimin e Arsim Murtatit. Në muajin gusht të vitit të shkuar, Arsim Murtati, i cili banon në qytetin Northampton, në dy raste u kishte dërguar para në Shqipëri vëllezërve Florenc dhe Lulzim Murtatit. Informacioni i dërgimit të parave prej tij nuk dihet ende si ka rënë në dorë të agjentëve të Interpol Tiranës. Tejet vigjilent përballë këtij informacioni të artë, ata menjëherë kanë dyshuar se dërguesi i parave, Arsim Murtaku, mund të jetë "gjahu" i tyre i radhës në Angli, e pikërisht i kërkuari Arsim Murtati. Menjëherë, ata u kanë dërguar kolegëve të tyre në Scotland Yard një e-mail me të dhënat e personit që kishte kryer dërgesën e parave nga Anglia.
Dy agjentë të skuadrës së ekstradimeve, së bashku me dy policë lokalë nga zona Northampton, vizituan shtëpinë e shqiptarit "wanted" dhe me kartelë të kuqe në zyrat qendrore të Interpolit, në Lion të Francës. Ai ka hapur derën dhe është marrë në pyetje nga policët. Shqiptari ka mohuar të jetë personi që ata kërkonin. Vajza e shqiptarit ka sjellë një pasaportë britanike me emrin Arsim Murtaku. Megjithatë, kjo nuk ka qenë bindëse për agjentët e skuadrës së ekstradimeve, të cilët e kanë arrestuar atë për llogari të shtetit shqiptar.
Të suksesshmit e ekstradimeve
- Nëse Gjykata e Ekstradimeve nuk do të lejojë ekstradimin e Afrim Sinanit nga Anglia, atëherë numri i rasteve të tilla arrin në gjashtë
-Vitin e shkuar, Frrok Koçeku, i dënuar me 16 vjet burg për vrasje, nuk u ekstradua, pasi gjykata besoi se ai me të vërtetë persekutohej nga regjimi aktual në Shqipëri
-Pjetër Lekstakaj, i dënuar me dhjetë vjet burg për tentativë vrasjeje në një fshat të Lezhës, nuk u ekstradua, pasi vuan nga çrregullime mendore dhe se në Spitalin e Burgut në Tiranë nuk ka ekspertizë të nevojshme për ta kuruar
-Rastin më flagrant për të mos u ekstraduar nga Anglia e shënon Hektor Mahmutaj nga Fieri, i dënuar me 25 vjet burg. Juristi britanik, John Hardy, përfaqësues i qeverisë shqiptare në proces, u tërhoq, pasi besonte se problemi i rigjykimit të personave të ekstraduar nuk zbatohej si duhet
-Po për këtë problem, në janar 2007, Imer Hasani, i dënuar me 20 vjet burg për vrasje, nuk u ekstradua nga Anglia
-Tre vjet më parë, Fatmir Bleta fitoi procesin me shtetin shqiptar për të mos u ekstraduar, për arsyen e vetme se shteti shqiptar nuk i kishte dërguar në shtëpi vendimin e gjyqit në mungesë dhe ta njoftonte se ai ishte person në kërkim
Kërkesa në gjykatë: Të mos raportohet për gjyqin tim
I akuzuari, "luftë" me median
Një i akuzuar për vrasje dhe i arratisur nga burgu i Bënçës (Tepelenë) në vitin 1997, i ka kërkuar gjykatës londineze bllokimin e raportimeve nga ana e gazetarëve për procesin e ekstradimit të tij, që po zhvillohet në Londër.
Afrim Sinani, i dënuar me 22 vjet burg për vrasje, përmes avokatëve mbrojtës, i ka kërkuar gjykatës që, në seancat e radhës media mos të raportojë, pasi do të dëshmojnë 8 dëshmitarë të ardhur nga Shqipëria.
Sipas palës mbrojtëse, për njërin nga 8 dëshmitarët do të kërkohet anonimat i plotë, pasi mund t‘i rrezikohet jeta, madje edhe mund të persekutohet nga qeveria shqiptare për vetë pozicionin që mban në administratën shtetërore. Gjatë seancës së djeshme nuk u bënë publikë emrat e dëshmitarëve. Avokatët e Sinanit i shprehën gjykatës shqetësimin e tyre, pasi Ambasada Britanike në Tiranë u ka refuzuar atyre vizat dhe ata rrezikojnë të mos kthehen nga Anglia, pas dhënies së dëshmisë në gjykatë. Megjithatë, gjykatësi britanik është shprehur i vendosur që t‘u japë fund "zvarritjeve" 15-mujore nga pala mbrojtëse e Afrim Sinanit. Deri tani, ai ka ndërruar tre përfaqësues ligjorë.
Shqiptari u arrestua nga "Scotland Yard" për llogari të Interpol Tiranës më 6 mars 2007, pas fshehjes 9-vjeçare në Londër, nën emrin Afrim Pulaj.
Në këtë proces ekstradimi, Sinani ka dëshmuar në dy raste, ndërsa në një seancë tjetër, ai është marrë në pyetje nga juristi britanik, i cili përfaqëson qeverinë shqiptarë në këtë proces. Mësohet se dëshmitë e tij kanë qenë kontradiktore.