Emigrantët, "skllevërit" e Italisë
Për herë të parë, "vdekjet e bardha" në Itali thyejnë murin e gjatë të heshtjes. Kronikat e aksidenteve dhe të gjeturve të paidentifikuar mbushin ekranet televizive dhe faqet e gazetave që jo rrallë herë nuk identifikojnë as viktimën. Për një shkak të thjeshtë: kanë frikë nga punëdhënësi.
Askush nuk e njeh... Askush nuk di asgjë për të. Ishte klandestin. Rrallë herë ndonjë përpiqet të thyejë monotoninë e këtyre lajmeve "të lira", për t‘u dhënë jetë në sytë e lexuesve; për të kuptuar të vërtetën pa e bërë pronë të vetën.
Statistikat
Të huajt rezidentë në Itali janë thuajse 3 milionë, ose saktësisht 2938922, sipas shifrave të janarit 2007, me një rritje prej 10,1% në krahasim me një vit më parë. Kjo do të thotë se të huajt përfaqësojnë 5% të popullsisë italiane, shumë më pak se në vendet e tjera, me të cilat krahasohet Italia. Në Gjermani janë 8.8%, në Spanjë 6.2%, në Britaninë e Madhe 5.2%, në Francë 5.9%. Në shumë prej këtyre vendeve, emigrantët janë thuajse të "nacionalizuar", pasi u përkasin brezave të dytë ose të tretë.
Studimi
Një studim i kryer kohët e fundit (raporti nr. 12 mbi emigracionin) tregon se aktiviteti i punës te të huajt është 73.7%, ose 12 pikë më shumë se shtetasit italianë. Kjo do të thotë se emigrantët në Itali janë thuajse të gjithë të punësuar. Sipas deklaratës së guvernatorit të Bankës së Italisë, Mario Dragi, dhënë më 1 qershor, 40 për qind e të punësuarve në industri dhe në shërbimet e tjera janë emigrantë dhe nuk mund të imagjinohet që agrikultura të ketë një shifër më të ulët. Në raportin e vitit 2008 të Unionit të Dhomave është nënvizuar se të huajt e rregullt, të cilët janë rreth 5% e popullsisë, prodhojnë 9,2% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).
Sipas një studimi tjetër, realizuar nga CGIA (shoqatë artizanësh) të huajt pa leje qëndrimi të rregullt prodhojnë 2% të PBB-së. Duke i marrë të gjithë bashkë, shifra arrin në 11%.
Në Milano, në zonën e metropoleve të mëdha, të huajt janë rreth 130 mijë. Pjesa më e madhe punon në sektorin e ndërtimit dhe të shërbimeve, si dado, shërbyese etj., dhe shpesh janë viktima të agresioneve e presioneve në punë.
12 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto milanez prodhohet nga punëtorët në të zezë, jashtë rregullave e kontratave dhe pa tutelat e siguruara nga kolegët e rregullt.
Sindikatat
Sipas Graziano Gorla, përgjegjësit të politikave sociale në sektorin e emigracionit të CGIL (sindikatë) dhe sipas inspektimeve nëpër kantiere, rezulton se shumë ndërmarrje vazhdojnë të përdorin rreth 20% të punës në të zezë, në të shumtën e rasteve të huaj. Marco Di Girolamo i një tjetër sindikate ("Fillea") ka deklaruar se 42 për qind e punëtorëve në ndërtim në Milano janë të huaj dhe përqindja e punës së zezë ose gri është e frikshme.
Analiza
Kontributi i punëtorëve të huaj, ekonomisë dhe zhvillimit social në Itali është evident në këto numra, pa numëruar se pjesa më e madhe e lindjeve te të huajt mbështet sistemin e pensioneve në Itali. Kontributi i dhënë nga të huajt përbëhet shpeshherë nga sakrifica, djersë dhe shumë shpesh u kushton jetë, më shumë madje se sa paguan popullsia italiane në vendin e punës.
Vlerësohet se aksidentet ndodhin për mungesë të kushteve dhe neglizhencën për të respektuar normat e sigurisë të parashikuara me ligj. Këto norma janë më shumë të injoruara, kur në vendin e punës ndodhet një i huaj, e për më tepër kur ai është i parregullt.
Aksidentet
Sipas të dhënave nga burime sindikale, në Itali çdo vit regjistrohen rreth 200 mijë aksidente në punë, përfshirë edhe ato që quhen "vdekje të bardha", që nuk denoncohen për këtë arsye. Askush nuk e di sa persona, mbi të gjitha sa klandestinë, zhduken pa lënë gjurmë.
"Në ndërtim, një i huaj merr tre euro në orë. Për pjesën tjetër, kontrata e punës parashikon 21 euro për emigrantët e rregullt", thotë Marco Accornero, sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit të Artizanëve. Duke parë këto kushte, "punëdhënësit" nuk duan t‘i respektojnë normat e sigurisë. Për këto arsye, për numrin e madh të aksidenteve në punë etj., gjithnjë e më shumë, emigrantët në Itali po konsiderohen si "skllevërit" e rinj.
Fokusi
Problem social apo...?
Është e drejtë që, kur një punëtor vdes në punë, vëmendja të spostohet te problemi social, por përse kur ka një krim mendohet se është më i rëndësishëm fokusimi i vëmendjes te prejardhja e huaj dhe jo te paaftësia e shtetit për të garantuar siguri?
Ekspertët mendojnë se duhet një ndërhyrje legjislative, në mënyrë që familjet e të huajve të ndihmohen me të vërtetë ekonomikisht, duke u siguruar atyre mbështetje, sidomos në rastet kur viktima ka qenë klandestin dhe punëdhënësi ka përfituar nga kushtet e tij.
Konferenca
Shqiptarët, "viktima" të aksidenteve
Në konferencën me temë "Ngjyrat e Vdekjeve të Bardha", që u zhvillua ditët e fundit në Torino (Piemonte), morën pjesë drejtuesit më të lartë të selive diplomatike në Itali, drejtues të INAIL (Instituti i Sigurimeve Shoqërore në Itali), CNA, drejtues të pushtetit lokal, zv/ministri shqiptar i Integrimit, Zef Bushati, drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Tiranë, Evelina Koldashi etj.
Fenomeni i vdekjeve të shkaktuara nga mungesa e kushteve në punë është kthyer në një alarm për Italinë. Pjesa më e madhe e të aksidentuarve në punë janë shqiptarë e marokenë, në pjesën më të madhe të rasteve pa leje qëndrimi të rregullt. Vetëm në Torino çdo ditë numërohen mbi 114 aksidente në punë dhe 42 mijë në vit.
"Megjithëse emigrantët e regjistruar në INAIL janë 10% e totalit - tha drejtori rajonal i INAIL, Onofrio Di Gennaro, - numri i të huajve të aksidentuar është rreth 12%".
Të dhënat më shqetësuese i përkasin sektorit të metalurgjisë dhe ndërtimit. Përqindja e emigrantëve viktima të aksidenteve është 30%, dyfishin krahasuar me punëtorët italianë. Pra, të huajt janë viktima të punës më shpesh dhe më shumë. Sipas të dhënave, vetëm për vitin e shkuar, rreth 270 punëtorë shqiptarë janë aksidentuar në punë, shifër kjo që vjen pas emigrantëve marokenë, të cilët janë 1236 këtë vit.