E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, vritet me armë zjarri një 40-vjecar

KRUJË- Vrasje me armë zjarri në fshatin Bushnesh të Krujës. Viktima është 40-vjecari Viktor Krosi. Burimet nga vendgjarja pohojnë se 40-vjecari po udhëtonte me një karrocë, teksta është gjuajtur me armë zjarri nga një person që po ecte me këmbë.

Policia mbërriti menjëherë dhe nisi hetimet për këtë rast. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i autorit të krimit. Të paqarta janë ndërkohë rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›