Eliza Dushku promovon Shqipërinë turistike në mediat e huaja
BOSTON- “Përse duhet të vizitoni Shqipërinë”. Me këtë titull aktorja amerikane me origjinë shqiptare, Eliza Dushku ka publikuar në gazetat amerikane një artikull, vetëm disa javë paqs vizitës së saj në vendin e të parëve.
Ajo ka zgjedhur këtë mënyrë për të promovuar Shqipërinë turistike.“Duke pasur mundësi për të udhëtuar në botë gjatë jetës sime, unë kam qenë në një numër vendesh tepër emocionuese. Udhëtimin tim më të fundit e bëra në Shqipëri, ku edhe mora shtetësinë e dyfishtë”, shprehet Dushku.
Më pas tregon se megjithëse është një shqiptaro-danezo-amerikane nga Bostoni me krenari mund të quhej një bostoniane, por ajo ka qënë gjithnjë kureshtare për Shqipërinë dhe e hipnotizuar nga misteriozja që përmban vendi i saj.
“Ftesa ime e parë për të udhëtuar për në Shqipëri erdhi në vitin 2004, kur mu afrua nga një fotograf i njohur shqiptaro-amerikan, Fadil Berisha. Ai më tha se toka nënë e gjyshërve të mi kishte bërë thirrje për mua, se isha bërë disi një heroinë kombëëtare dhe se donte të më sillte në shtëpi për vizitë. Unë kam parë disa vende të bukura si Shqipëria që lagen nga detet Adriatik dhe Jon. Pas kthimit në shtëpi në SHBA ndjeva dicka më të thellë se kurioziteti im fillestar. Doja të kuptoja Shqipërinë, të provoja në ndonjë mënyrë për të kapur dhe ndarë përvojën që kemi pasur, lidhjet që kemi gjetur në të me pjesën tjetër të botës. Ideja për të bërë një film dokumentar mbi Shqipërinë, promovimin e turizmit dhe udhëtimit në vend është konceptuar nga Fadil Berisha, vëllai im Neit Dushku dhe unë. Pasi kemi biseduar për këtë film, ai kishte për tu bërë. Ne e kemi quajtur atë “Letër dashurie në Shqipëri”, tregon Dushku në këtë artikull.
Më pas ajo pohon se tani që është kthyer në Amerikë, procesi ka qënë tepër emocionues.
“Unë vetëm mund të filloj të shpjegoj shumllojshmërinë që kam gjetur atje, plazhet e shkëlqyera, fshatrat malore tërheqës. Ne vizituam kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën dhe më pas vijuam në qytete-plazhe dhe ishujt e rivierës shqiptare, duke udhëtuar deri në fshatrat e thyer të alpeve shqiptare dhe përtej kufirit në Maqedoni dhe në Kosovë të gjitha të banuara kryesisht nga shqiptarët. Ka kaq shumë histori për të treguar, shumica janë plot me një lloj misteri. Unë ndjeva dicka krejt të ndryshme në këtë udhëtim në atdhe, pas bisedave të panumërta me njerëz të hapur dhe të pasionuar, të cilët ndjejnë lidhje të thelal për Shqipërinë”,
Ajo tregon se kur ishte ftuar bujarisht për tu bërë shtetase shqiptare, nuk kishte ndjerë asnjë lloj ngurrimi. “U ndjeva e nderuar dhe e aftë për ta pranuar këtë dhuratë”, shprehet Dushku.
“U ndjeva edhe më shumë si ajo që jam, unë jam një shqiptaro-amerikane”, përfundon Dushku artikullin e saj.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)