Shkurtimet në buxhet, Bode: Të ardhurat do të ulen në 27.2 mld lekë

Ministri i Financave Ridvan Bode ka paraqitur në konferencën e kryetarëve ndryshimet në buxhetin e shtetit. Duke iu referuar shkurtimeve të bëra dje në mbledhjen e qeverisë Bode ka theksuar se të ardhurat do të ulen me 27.2 miliarde lekë, shpenzimet do të ulen me 39 miliarde lekë ndërsa investimet publike do të ulen me 19 miliardë lekë. Sipas tij të gjitha shkurtimet e bëra në buxhetin e shtetit u bënë si pasojë e situatës globale.
Ndërkohë qeveria në mbledhjen e së enjtes ka bërë shkurtime në buxhetin e shtetit që sipas kryeministrit Berisha janë një përpjekje për të mos rritur defiçitin buxhetor dhe të mos rritur edhe borxhin publik.