E Enjte, 5 Nëntor 2026

Eksportet rriten me 21% në krahasim me para krizën për 11 mujorin, dobët vetëm tekstilet e këpucët

Eksportet shqiptare kanë shënuar një ecuri pozitive për 11 muajt e këtij viti, duke reflektuar rritjen e fortë të dy grupeve “materiale ndërtimi e metale” dhe “minerale, lëndë djegëse e energji”, të favorizuara nga konjuktuara ndërkombëtare e rritjes së kërkesës dhe çmimeve.

Të gjitha grupet e kanë tejkaluar nivelin e parakrizës, me përjashtim të tekstileve dhe këpucëve që vijojnë të vuajnë pasojat e pandemisë.

INSTAT raportoi se për 11 mujorin 2021, eksportet arritën në gati 337 miliardë lekë, me një rritje prej 35.4 % në raport me janar-nëntor 2020. Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, rritja është rreth 21%.

Ecuria ishte pozitive dhe në nëntor. Sipas INSTAT, Në Nëntor 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 37 mld lekë, duke u rritur me 36,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 9,8 %, në krahasim me Tetor 2021.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›