KESH: Në 4 muaj, 57 milionë euro

Situata financiare e KESH ka një përmirësim të ndjeshëm falë stinës së mbarë të eksportimit të energjisë. Drejtori i korporatës Muharrem Stojku thotë se deri në fund të vitit do të shlyhen 10 miliard lekë borxhe ose e thënë ndryshe 50 për qind e detyrimit total të kompanisë. Sipas tij kjo sasi parash ka mundur të arkëtohet në pak muaj.
"Tre mujorin e parë kemi realizuar 40 mln euro nga eksporti, pjesa më e madhe të arkëtuara, dhe pritet të arkëtojmë dhe rreth 17 mln euro për muajin prill, nga kontratat e lidhura deri sot. Dhe në muajt e ardhshëm, maj qershor do vazhdojnë shitjet, por jo me këtë intensitet", bëri të ditur Muharrem Stojku, drejtor i KESH.
Pjesë e skenarit të shlyerjes së detyrimeve është edhe një skemë e re që korporata ka propozuar në ministrinë e Financave për detyrimet e ndërsjella KESH-OSSH.
"Kemi propozuar një marrëveshje për shlyerjen e borxheve të ndërsjellta mes njëri-tjetrit, në mënyrë që të pakësohen borxhet ndaj KESH, nga OSSH dhe ne të shlyejmë ministrinë e Financave për detyrimet që kemi nga borxhet që ka marr KESH në vitet e kaluara", vijoi Stojku.
Kreu i KESH foli edhe për një situatë shumë të favorshme hidrike në kaskadën e Drinit. Sipas tij aktualisht Fierza është shumë afër nivelit maksimal të lejuar prej 260 metra.
Adi Darsi