Digjet automjeti, panik te banoret
Gjirokaster - Nje zjarr aksidental, i cili perfshiu nje automjet, nderkohe qe ai po qarkullonte ne bulevardin kryesor te lagjes "18 Shtatori", ne qytetin e Gjirokastres, ka shkaktuar frike dhe panik te banoret. Ka qene ora 11:15 e mesdites se djeshme, kur automjeti, tip "Audi", me targa GJ 66 34 A, eshte perfshire nga flaket. Menjehere ne vendngjarje kane mberritur efektivat e policise dhe ato zjarrfikes. "Duke qene se ngjarja ndodhi ne nje vend publik te mbipopulluar nga njerezit, ne u angazhuam qe te fiknim mjetin, motori i te cilit kishte marre flake, duke shmangur keshtu ndonje problem qe mund te lindte si pasoje e zjarrit", thote njeri prej efektivave zjarrfikes. Brenda pak minutash zjarrfikesit kane arritur te evitojne flaket qe kishin perfshire motorin e "Audi"-t. Sipas eksperteve, shkak i zjarrit ka qene nje shkendije ne sistemin elektrik te automjetit.
B. Kore