Zjarri ne Dardhe, dyshohen banoret
Korce - Zjarri qe perfshiu per disa ore zonen ne afersi te fshatit turistik te Dardhes, 14 km larg Korces, ka demtuar rreth 3 hektare me kullote dhe shkurre. Burime te policise se Korces thane dje, se "po hetohen shkaqet e renies se ketij zjarri qe ka demtuar nje zone te mbrojtur si park kombetar, ne afersi te fshatit turistik te Dardhes". Te njejtat burime thane se nuk perjashtohet mundesia e nje zjarrvenieje te qellimshme nga banore te zones. Zjarri i shfaqur mbremjen duke u gdhire dita e djeshme u shua oret e para te mengjesit, fale nderhyrjes se grupeve te emergjences qe punuan per ore te tera me mjete dore. Nderhyrja e autoboteve te skuadrave zjarrfikese ishte e pamundur, per shkak te terrenit te thyer malor. "Situata tashme eshte nen kontroll, ndersa po merren masa per parandalimin e rasteve te tjera, me qellim mbrojtjen e pyjeve", tha dje prefektja e Qarkut te Korces, Elfrida Zefi.
G. Ashimi