Eksportojnë përmes Maqedonisë
Drejtoria e Doganave të Maqedonisë bëri të ditur se nga data 21 deri 31 korrik, nëpërmjet territorit të Maqedonisë kanë kaluar transit mallra me një vlerë prej 150 mijë eurosh.
Pas ndalesës së mallrave serbe nga Serbia në Kosovë për tri herë është rritur transiti i mallrave përmes Maqedonisë.
Drejtoria e Doganave të Maqedonisë bëri të ditur se brenda një periudhe dhjetëditore nga data 21 deri 31 korrik, nëpërmjet territorit të Maqedonisë kanë kaluar transit mallra me një vlerë prej 150 mijë eurosh.
Gjithashtu sipas kësaj drejtorie, është rritur edhe numri i kompanive të huaja që po hapin përfaqësitë e tyre në Maqedoni dhe se konfirmohet se shumica prej tyre janë kompani serbe. “Nuk po rritet vetëm numri i dërgesave, por po rritet edhe pesha e mallrave që po kalojnë transit përmes Maqedonisë”, deklaroi drejtori i Doganave të Maqedonisë, Vanço Kargov.