E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksportuesit: Po falimentojmë, qeveria të marrë masa

 

Eksportuesit i kanë kërkuar sërish qeverisë që të marrë masat e duhura për të ndihmuar këtë sektor të biznesit. Kriza globale ekonomike ka ndikuar negativisht në këtë sektor, eksportet e mallrave gjysmë të gatshme shqiptare drejt tregjeve të huaja kanë pësuar rënie të ndjeshme. Sipas eksportuesve, nëse qeveria nuk merr masa për këtë sektor brenda pak viteve, arsyeja kryesore është humbja graduale e krahut të lirë të punës si dhe rënia e interesit të të huajve për të lidhur kontrata me prodhuesit vendas. “Nëse ne vazhdojmë të qëndrojmë kështu siç kemi qëndruar për shkak të indiferencës së politikbërjes ndaj këtij sektori, ky biznes është i destinuar që pas disa vjetësh të shkojë drejt shuarjes”, janë shprehur eksportuesit. Vetëm pak ditë më parë Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve ka deklaruar se janë mbi 50 ndërmarrje në rang vendi që kanë ndërprerë pjesërisht apo tërësisht veprimtarinë e tyre prodhuese. Sipas tyre, numri i punëtorëve të shkurtuar, i atyre që punojnë me ndërprerje për shkak të mungesës së porosive dhe i atyre që janë dërguar në shtëpi në pritje të lidhjes së kontratave të reja shënon rreth 11 mijë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›