E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekt i ri për ditën e Talasemisë

 

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Talasemisë, përfaqësuesit e Fondacionit Vodafone Albania dhe Shoqatës Shqiptare të Talasemisë nënshkruan kontratën e bashkëpunimit për implementimin e këtij projekti të rëndësishëm. Ai do të ketë si përfitues një numër prej 100 familjesh shqiptare, me shtrirje gjeografike në Shqipërinë e Mesme si Lushnjë, Kavajë, Tiranë e Fier, ku numri i personave talasemikë është më i lartë. Sipas drejtorit ekzekutiv të Fondacionit Vodafone Albania, Albi Greva, “këto projekte u shtohen listës së 18 projekteve me impakte sociale të aprovuara e të zbatuara gjatë vitit 2008/’09. Në vijim të politikës së investimit social, premtojmë të jemi afër komuniteteve më në nevojë, duke shfrytëzuar maksimalisht mundësitë dhe kapacitetet tona. Jemi të ndërgjegjshëm edhe për këtë komunitet, që gjithnjë ka nevojë për kujdes e mbështetje”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›