Kriza, INSTAT: Thellohet deficiti tregtar
Thellohet edhe më shumë deficiti tregtar në vend. Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT, eksportet shqiptare kanë pësuar sërish rënie dhe kjo si pasojë e krizës globale. Deri në fund të muajit mars janë 7.956 milionë lekë mallra, me rritje 5.9 për qind në krahasim me muajin shkurt 2009 dhe ulje me 13.5 për qind në krahasim me muajin mars 2008. Deri në fund të marsit janë importuar 33.478 milionë lekë mallra me rritje 0.3 për qind në krahasim me muajin shkurt 2009 dhe rritje 0.8 për qind në krahasim me muajin mars 2008. Ulje ka pësuar edhe importi i mallrave me akcizë. Sipas INSTAT-it, krahasuar me shkurtin e 2009, importi i mallrave me akcizë ka patur ulje prej 0.7 për qind. Deficiti tregtar i këtij muaji është 25.522 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 1.4 për qind krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 6.3 për qind krahasuar me muajin respektiv të vitit 2008.