E Diel, 1 Nëntor 2026

21 ne greve urie. Paraplegjiket kerkojne kushte me te mira ekonomike

21 persona me aftësi të kufizuar, para dhe tetraplegjikë, kanë vendosur të hyjnë në një grevë urie. Pas protestash disa ditore, për zgjidhjen e kërkesave të tyre ekonomike, ata kanë vendosur të zgjedhin këtë masë ekstreme duke kërkuar nga strukturat përkatëse, në veçanti nga ministria e punës që të rishikojë ndihmën ekonomike, paketën higjeno- sanitare, për më shumë se 5000 mijë persona para dhe tatraplegjikë.

“Kërkojmë rritjen e pagesës së paaftësisë, pasi një paraplegjik i ka hallet shumë të mëdhaja dhe me 9500 lekë të vjetra nuk të shërben asnjë njeri; kërkojmë strehimin sepse pjesa më e madhe e paraplegjike kanë aderuar në Tiranë për një klimë më të mirë. Që në fillimet tona paketa higjeno-sanitare ka qenë gjithmonë për 30 mijë lekë sepse kostoja ditore është një mijë lekë në ditë. Ajo është diçka e domosdoshme sepse pa atë paketë higjeno-sanitare paraplegjikët nuk mund të lëvizin në asnjë moment” tha Mybere Prizereni, kryetare e Shoqatës së paraplegjikeve.

 Personat me aftësi të kufizuar para dhe tetraplegjikë kanë berë disa  takime me përfaqësues të ministrisë së Punës, por deri tani nuk është rënë dakort për asnjë nga pikat e tyre.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›