E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezikohet 8 Maji. Ankimimi per fletet KQZ peng i apelit

Janë mbi 7 milion fletët e votimit qe duhet të prodhohen për zgjedhjet e 8 Majit. Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të hedhë asnjë hap për nisjen e prodhit të tyre pa një vendim të Kolegjit Zgjedhor. Të shtunën në orën 9:30 ky kolegj do diskutojë për ankimimin e bere nga opozita per fletet e votimit te kryeqytetit.

Socialistët e çuan një javë më parë në gjykatën e zgjedhjeve këtë çështje duke pretenduar se KQZ ishte treguar jo korrekte pasi në fletë, Aleanca për të Ardhmen identifikohej vetëm me inicialet AA, ndërsa ai i maxhorancës me inicialet e të gjithë partive përbërëse.

Komisioni Qendror e argumentoi këtë siglim me mënyrën e regjistrimit të emërtimeve të koalicioneve nga vetë partitë. Albanian Screen ka mësuar se socialistët do t’i drejtohen gjykatës së zgjedhjeve për të 386 njësite vendore.

Secila prej këtyre njësive qoftë komunë apo bashki ka modelin e saj të fletëve, në varësi të kandidatëve. 386 ankimime në më pak se një muaj nga zgjedhjet e çojnë kështu në limite prodhimin e fletëve që do përdorin zgjedhësit në 8 maj.

Kodi zgjedhor nuk parashikon afate për nisjen e prodhimit të tyre , por vetëm faktin që duhetë të jenë 15 orë para nisjes së procesit në qendrat e votimit. 

Jane katër modele fletësh që duhen të jhenë gati në 8 maj vetëm për tiranën 2 prej të cilave do të jenë të përdorshme në të gjithë shqipërinë.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›