Recetat online ISKSH Projekti drejt perfundimit
Është drejt përfundimit hedhja online e recetave nga vetë farmacitë. Ky projekt i inicuar nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor do të mundësojë që në kohë reale të ketë një transparence rreth aktivitetit të farmacive, por edhe kontrrolle më eficente ndaj barnave që jepen nga lista e rimbursueshme. Ndërkohë ISKSH do të përfundojë dhe projektin e përshkrimit të recetës elektronike për pacientët.
“Do të mundësonte eleminimin e gabimeve në përshkrimin dhe dhënien e medikamenteve duke rritur në këtë mënyrë edhe shkallën e sigurisë në përfitimin e këtyre shërbimeve. Do të eleminonte vështirësit në monitorimin dhe kontrollin financiar të ISKSH nga ofruesve të shërbimeve” tha Naun Sinani, këshilltar në ISKSH.
Nismat e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor i ka mbështetur dhe ministri për Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit dhe komunikimit, Genc Pollo. Ai u shpreh se duke zbatuar këto reforma shëndetësia shqiptare do të renditet përkrah kologevë europianë.
“Me anë të TIC-ut përmirësojmë shërbimin shëndetësor, krijojmë mbështetje në kohë reale për kujdesin klinik, sigurojmë informacion on-line për publikun e gjerë, sigurojmë informacione shkencore, ndihmë profesionistëve dhe padyshim një mbështetje të funksioneve administrative duke rritue cilësinë e shërbimeve të ofruar” tha Pollo.
Një nga prioritet e ISKSH është transformimi i saj në një blerës real të paketave të shërbimeve.
Edlira Sulejmani