Ekspozita ”Shekulli i ri”
Autori i Lajmit: red.
Ekspozita personale "Shekulli i ri" e piktores Mirlinda Rexhepi është hapur në galerinë MBËA "Jatki" në Noii Targ të Polonisë. Kjo ekspozitë paraqet punën e katër vjetëve të fundit në krijimtarinë e Rexhepit. 20 pikturat e ekspozuara janë pjesë e katër cikleve të ndryshme të artistes ndërsa janë realizuar në teknikën e akrilikut në pëlhurë. ”Është privilegj që veprat e mia po prezantohen në këtë galeri ku vite më parë u organizuan ekspozitat e dy emrave të mëdhenj të artit botëror, Mark Shagall dhe Pablo Pikaso”, - ka thënë Rexhepi në hapje të ekspozitës. ”Ishujt”, ”Gara për…!”, ”Një botë tjetër” dhe ”Ndoshta frikë” janë titujt e cikleve të prezantuara në këtë ekspozitë. ”Tre ciklet e para paraqesin ndryshimet e mëdha në botë, përkatësisht evoluimin e njeriut nga lashtësia deri sot, - ka thënë Rexhepi, ndërsa cikli i fundit paraqet ”frikën” për fatin e vlerave njerëzore në këtë ritëm të shpejtë të zhvillimit të shoqërisë sot”. Anna Dziubas, drejtoreshë e galerisë ”Jatki”, ka vlerësuar lart ekspozitën e Rexhepit. Sipas saj, ”kjo ekspozitë është tregim për emocione dhe ndodhi, pasqyruar përmes vijave të forta grafike e deri tek ngjyrat monokromatike”. Duke veçuar ekspresitvitetin e ciklit ”Ishujt”, Dziubas tha se ”ngjyra e kuqe, e zezë dhe vijat dinamike gërshetohen shumë mirë në punimet e Mirlinda Rexhepit”. Po këtë vit Rexhepi do të vazhdojë me paraqitjet e saj në skenën ndërkombëtare të artit pamor. ”Bashkë me kolegë të tjerë nga Kosova, në dhjetor do të prezantohemi në disa ekspozita kolektive në qytete të ndryshme të Spanjës. Me kaq edhe do ta përmbyll aktivitetin tim për këtë vit”, - ka përfunduar Rexhepi për gazetën “Koha Ditore”. Piktorja Mirlinda Rexhepi deri më tash është prezantuar në më shumë se 40 ekspozita kolektive brenda dhe jashtë Kosovës. Ajo po ashtu është fituese e çmimit të parë për pikturë në ekspozitën “Salloni i Nëntorit XXXII” më 2005 në Prishtinë. Ekspozita ”Shekulli i ri” do të qëndrojë e hapur deri më 11 nëntor.
Ky lajm është publikuar: 21/10/2008