E Diel, 1 Nëntor 2026

Maskat grabisin një person në Shkodër

Autori i Lajmit: red.
Një grabitje e dhunshme ka ndodhur gjatë orëve të natës duke gdhirë dita e djeshme në Shkodër. Burime zyrtare policore kanë konfirmuar ngjarjen që ka ndodhur në orën 07.30 në lagjen “Dërgut” të qytetit Shkodër. Kambisti 37-vjeçar Altin Heqimi (Beqiri), banues në këtë lagje, ka qenë duke shkuar në sheshin e këmbimit valutor, kur është përballur me dy djem me motoçikletë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ata, të maskuar dhe të armatosur, i kanë ndaluar ecjen Heqimit dhe i kanë rrëmbyer çantën që ai mbante në krah. I dëmtuari denoncoi në policinë e Shkodrës se posedonte shuma të ndryshme valute dhe lekësh që në total arrijnë në të paktën 40 mijë euro. Policia tha se ka nisur kërkimet, por ende nuk ka rënë në gjurmë të autorëve që grabitën me forcë 37-vjeçarin shkodran.

Ky lajm është publikuar: 21/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›