Kalojnë flori të pazhdoganuar, përfundojnë në pranga
Autori i Lajmit: red.
Dy persona janë vënë në pranga me më shumë se 1.1 kilogram flori dhe një shumë prej 31.900 dollarësh, që nuk i kanë deklaruar në doganë. Burime nga policia bëjnë të ditur se dy të ndaluarit janë Vasip Habili, 47 vjeç dhe Gëzim Puja, 44 vjeç, të dy nga Durrësi. Arrestimi i tyre është bërë në flagrancë në aeroportin e Rinasit, në momentin kur kanë tentuar të udhëtojnë me linjën ajrore Turkish - Airlines nga Tirana për në drejtim të Turqisë, në orën 14:20. Por gjatë një kontrolli të ushtruar atyre u janë gjetur një sasi e konsiderueshme parash prej 31.900 dollarësh. Vasip Habilit iu gjend shuma e parave e padeklaruar prej 16.900 dollarë dhe Gëzim Pujës shuma e parave të padeklaruar prej 15.000 dollarësh. Gjatë kontrollit të tyre, policia gjeti dhe ka sekuestruar dhe një sasi prej 1139 gramë flori. Sasia e arit u gjend e fshehur në gjashtë qese, ku njëra prej tyre ishte 82.4 gramë. Prangosja e tyre është bërë falë informacioneve operative të marra nga seksioni i hetimit në Komisariatin e Policisë së Rinasit.
Ky lajm është publikuar: 21/10/2008