Flet kryepolici
Autori i Lajmit: red.
Në varkën me lopata, që u mbyt dy ditë më parë rreth orës 19.30 gjendeshin 12 persona dhe në çastet fatale gjendej vetëm 300 metra larg nga nisja e detit Jon, në liqenin e Butrintit. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, tha se deri tani konfirmohen dy të vdekur dhe tetë të mbijetuar, ndërsa po kryhen kërkime për gjetjen e personave të tjerë.
Kryepolici Prençi ka deklaruar se kishin marrë të dhëna në rrugë operative se një varkë po nisej për në Greqi në përpjekje për të kaluar në mënyrë klandestine. Policia tha se e kishte lokalizuar varkën pa motor, por me lopata, pikërisht 300 metra larg nisjes së detit Jon. Ndërsa hodhi dyshime se varka po përdorej vetëm për një kalim transit deri në një pikë të detit Jon ku edhe do të merreshin nga një anije, e cila do t i çonte klandestinët në Greqi, ndërsa kalonte në det të hapur për në portin e Korfuzit.
Klandestinët, deklaroi policia pak minuta pas zbulimit të ngjarjes, janë kryesisht nga Berati, Fieri, por nuk mungojnë edhe nga zonat e Veriut të vendit.
Ky lajm është publikuar: 21/10/2008