E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarja pretendente për të përfaqësuar Zvicrën në Eurovizion

Autori i Lajmit: red.
Thuajse në të gjitha mediat e shkruara zvicerane, është dhënë lajmi se bashkëkombësja jonë, Arjeta Zhuta, do të jetë kandidate potenciale për të përfaqësuar Zvicrën në Eurovizion. Më 16 maj 2009 në Rusi, sipas të gjitha gjasave, Arjeta do të jetë në këtë eveniment të rëndësishëm dhe të mirënjohur. Ajo do të jetë ambasadore e vërtetë e muzikës dhe e para shqiptare që do ta përfaqësojë këtë mik të kombit tonë, Zvicrën në Eurovizion, ku gjasat janë të mëdha për këngëtaren Arjeta Zhuta. Mediat zvicerane, gjithashtu e kanë paraparë se Arjeta mundet t i ketë 12 pikë nga Shqipëria, Maqedonia, Gjermania, Austria, sepse njihet shumë mirë nga këto shtete, prandaj e shohin ikonë të fitores së Eurovizionit. Jo pak të sukseshëm kanë qenë edhe këngëtarët shqiptarë që kanë përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion si Anjeza Shahini, Ledina Çelo, Luis Ejlli, Frederik Ndoci apo Olta Boka. Të gjithë u ndjenë mirë kur Anjeza Shahini u rendit e shtata ndër këngët më të mira të Eurovizionit, por edhe kalimi në finale i këngëve pasuese është një vlerësim më vete për vendin tonë. Kjo do të thotë që edhe një vend si Shqipëria ka talente që kërkojnë të konkurrojnë në Evropë. Festivali i Eurovizionit është themeluar në vitin 1956, nga Unioni i Bashkimit Evropian për të sjellë së bashku muzikën e re nga të gjithë anëtarët e shteteve të bashkimit, në një konkurs vjetor, i cili shëtit live duke u transmetuar nga televizionet publike në të gjitha vendet pjesëmarrëse. Fituesi është vendosur në mënyrë të pakundërshtueshme nga pikët e pranuara nga secili vend, i cili i kthen mbështetjen vendit votues. Por në këtë ndeshje njerëzit nuk lejohen për të votuar për garuesit nga vendet e tyre. Sepse, në këtë mënyrë, rezultatet e garës varen nga aleancat nacionale dhe lidhjet politike.
Ky lajm është publikuar: 21/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›