Vujanoviç: Prioritet refugjatët, jo ambasadorët
Podgoricë - Ngritja e marrëdhënieve në një nivel më të lartë diplomatik mes Malit të Zi dhe Kosovës është "rrjedhojë e brengës për komunitetin kombëtar malazez në Kosovë", ka thënë presidenti malazez Filip Vujanoviç, i cili pret që autoritetet e Kosovës ta njohin pakicën malazeze. Sipas Vujanoviqit, në bazë të regjistrimit të vitit 1989 malazezët në Kosovë ishin të tretët menjëherë pas serbëve, ndërsa tani nuk kanë asnjë deputet në parlamentin e Kosovës.
Vujanoviç gjithashtu tha se dëshiron të shohë "në mënyrë konkrete dhe të qartë" angazhimin e Kosovës që të sigurojë kthimin e 16 mijë refugjatëve të cilët ndodhen në Mal të Zi. "Kjo pritje është prioritet i Malit të Zi ndaj Kosovës, e jo këmbimi i ambasadorëve", tha kreu i shtetit malazez për gazetën "Blic". /qik/start