E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshojnë numrat e llogarive deri në qershor

19/05/2009  Bankat të njoftojnë klientët

Numrat e llogarive bankare do të ndryshojnë. Afati është deri në qershor të 2009-s. Rregullorja e miratuar në korrik të vitit të kaluar nga Banka e Shqipërisë detyron të gjitha bankat e nivelit të dytë në vendin tonë të njoftojnë klientët e tyre për ndryshimin e numrit të tyre të llogarisë. Ky ndryshim do të thotë më konkretisht unifikim i sistemit të llogarive bankare. Duke qenë kështu në çdo cep të botës llogaritë bankare do të jenë lehtësisht të identifikueshme. 28 shifra do të kenë numrat tanë të llogarive nga 16 që kanë aktualisht. Rregullorja e Bankës së Shqipërisë përcakton se periudha zyrtare e informimit të publikut do të jetë nga qershori deri në dhjetor të 2009-s. Kjo do të thotë se nga data 1 janar i 2010-s numrat tanë të llogarive do të jenë të ndryshme nga ato që kemi sot. Nëse nuk e dini numrin tuaj të ri, që prej kësaj date nuk do të keni mundësi që të kryeni veprime bankare nëse nuk e dini numrin tuaj të llogarisë. Ndërkaq, Banka e Shqipërisë për herë të parë do të kryejë një vlerësim të sistemit të pagesave. Për këtë qëllim po kërkohet asistencë nga kompanitë e huaja që e ofrojnë këtë shërbim për të mundësuar një vlerësim përfundimtar të sistemit të pagesave në vendin tonë. Që prej vënies në funksion të tij në vitin 2004, është kryer vetëm një raport për përputhshmërinë e standardeve të sistemit, por jo një vlerësim kontrollues për risqet që sistemi mund të ketë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›