E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraelitët investojnë në industrinë ushqimore, farmaceutike dhe tekstile

Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Sali Berisha priti dje në një takim investitorë izraelitë, të cilët prezantuan disa projektide për investime në industrinë farmaceutike, ushqimore dhe tekstile. Zyra e shtypit pranë Kryeministrit bëri të ditur se në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësuesi i grupit izraelit D&N, zotin Nadav Barzilai Korem dhe përfaqësuesi i Zyrës Sëisseuroconsult Office, zotin Nazifi Haki. Në projektet e tyre përfshihen edhe studime për ndërtimin e qendrave spitalore, aeroporteve, porteve dhe hoteleve.
Duke vlerësuar interesin e investitorëve izraelitë për të investuar në Shqipëri, Kryeministri i garantoi ata se pas prezantimit të projekteve, administrata e tij do të mbështesë përshpejtimin e procedurave për zbatimin e tyre në terren.

Ky lajm është publikuar: 23/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›