E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot 70 vjetori i "Nderit të kombit" Vaçe Zela

Vaçe Zela "Nderi i Kombit" shqiptar mbush plot 70 vite jetë. Një jetë që e ndërtoi mbi melodinë dhe notat, që e shkroi me zërin e saj të mahnitshëm dhe që brezave do tju lërë për vite me radhë kujtime dhe ndjesi të papërseritshme. 70 vite kaluan shpejtë dhe bashkë me moshën në jetën e këngëtares së madhe shqiptare rëndon dhe shëndeti i keq që se lejon të shkelë në dheun që i dha emrin dhe famën e bujshme. Këngëtarja më e madhe e të gjitha kohërave në Shqipëri u lind në Lushnje në 7 Prrill të vitit 1939E nëse më parë ajo ishte mbretëresha e skenës, sot nuk kërkon asgjë më shumë vetëm njerëzit ta kujtojnë aq vitale sic ka qënë. Vaçe Zela është një këngëtarja e vetme shqiptarë e cila ka marë pjesë në të gjitha festivalet e muzikës në radio dhe më vonë në Radio Televizion, që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981 kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë me këngën "Komunistët". Por një zëri i saj do të ndërthurej bukur dhe në muzikën e filmave të ndryshëm shqiptar, duke i dhënë kështu vetes një dimension më të plotë artistik. Prej vitesh është shkëputur nga Shqipëria dhe jeton në Zvicër me vajzën e sajë. Sëmundja e rëndë ka bërë që të jetë e izoluar në dalje. Megjithatë shpirtin e ka në Shqipëri, aty ku dhe ndërtoi të gjithë jetën e sajë artistike dhe jetoi për vite me radhë. Por askush nuk do të mund të harronte imazhin e "Nderit të Kombit" aq më tepër kur skena shqiptare e kërkon me ngulm Vacen. Kështu në mbrëmjen e së martës në Pallatin e Kongreseve do të vijnë artistët më në zë të skenës shqiptare, për të risjellë dhe njëherë emblemën që i dha brezave kulturën e këngës së vërtetë të shekujve, atë të këngës së shkuar. Kështu mbrëmja gala e cila do të sjellë emrat e këngëtarëve Myfarete Laze, Irma dhe Eranda Libohova, Endri dhe Stefi Prifti, Qemal Kërtusha, Gaqo Cako, Sidrit Bejleri e të tjerë. E nëse Vaçe Zela nuk do të mund të jetë në skenë fizikisht, do të jetë me zemër dhe me jehonën e zërit të sajë, që ende sot e kësaj dite ka mbetur i murosur në muret e kujtesës së popullit që e deshi dhe vazhdon ta kërkojë me ngulm.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›