E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moldavi, protesta kundër rizgjedhjes së qeverisë komuniste

Protestues të shumtë anti-komunistë kanë hyrë me forcë në ndërtesën e parlamentit në Moldavi, duke hedhur kompjuterat nga dritarja dhe duke ndezur zjarrje.Dhuna filloi pasi mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin moldav, për të demonstruar kundër rizgjedhjes së qeverisë komuniste në krye të vendit. Policia, e cila ka përdorur ujë për të shpërndarë protestuesit, nuk ka arritur që t'i ndalë ata që të hynin në ndërtesën e parlamentit. Udhëheqësi i opozitës, Serafim Urecheanu nga Partia 'Moldavia Jonë', që humbi në zgjedhjet e së dielës, ka kërkuar ripërsëritjen e tyre. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Havier Solana, iu ka bërë thirrje të gjitha palëve që t'i japin fund dhunës. Ndërsa Rusia është shprehur se është duke e ndjekur me shqetësim situatën e krijuar në vendin europiano - lindor. Moldavia është një prej vendeve më të varfëra të Europës dhe një e treta e të ardhurave vijnë nga moldavë që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›