E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozitë me piktura, Abaz Hado paraqet punët e tij

Autori i Lajmit: red.
Një ekspozitë me 40 punime, 20 prej tyre në grafikë dhe vizatim, dhe 20 piktura që mbajnë për autor Abaz Hadon, është hapur në ambientet e Qendrës Kulturore të Forcave të Armatosura. Edhe pse për disa vite ka qenë drejtuesi i Galerisë Kombëtare të Arteve, ai nuk ka mundur të hapë aty as edhe një ekspozitë. Këtë shqetësim ai e ka paraqitur edhe në botimin e tij. Punimet janë pjesë e krijimtarisë së viteve të fundit dhe bazohen në situata dhe marrëdhëniet individuale që ka secili prej nesh me mjedisin urban dhe me kontrastet e ashpra të ngjyrës. Këto punime janë trajtuar në imtësinë e detajeve dhe transmetojnë emocione lirike dhe sugjerime shqetësuese që i ngjallin artistit peizazhet e mjediseve të çrregullta, pamjet e Tiranës në ditë me borë dhe me shi ose fshehtësia romantike e hijeve dhe dritave të rrugicave karakteristike nëpër qytete qindravjeçare siç është Berati.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›