Prokuroria, burg përjetë për Shpëtim Zizën
Autori i Lajmit: red.
Prokuroria kërkon burg përjetë për Shpëtim Zisën, i dyshuar për masakrimin e 10-vjeçarit Bekim Çenga. 19-vjeçari është përballur dje me konkluzionet përfundimtare të hetimit. Prokurori i çështjes ka rindërtuar dhe një herë skemën e krimit makabër, ku humbi jetën 10-vjeçari Çenga. Sipas akuzës, 19-vjeçari ka rrëmbyer nga oborri i pallatit 10-vjeçarin dhe, pasi e ka dërguar në një kodër pranë qytetit, e ka mbytur me lidhëset e këpucëve dhe më pas e ka përdhunuar. Bazuar në provat e mbledhura në vendin e ngjarjes, ekspertizës mjekoligjore të viktimës dhe dëshmive të të dyshuarit. Prokuroria ka kërkuar shpalljen fajtor dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Ndërkohë, një grup ekspertësh mjekoligjorë kanë ekzaminuar dhe gjendjen shëndetësore dhe mendore të Shpëtim Zizës, i cili rezulton të jetë me kriza skizofrenie. Sipas ekspertëve në momentin e vrasjes së 10-vjeçarit, i akuzuari Ziza ka qenë i ndërgjegjshëm, konstatim ky që do t i rëndojë shumë të pandehurit. Ndërkohë që gjykata do ta japë vendimin për Shpëtim Zizën javën e ardhshme në datën 3 qershor.
Ky lajm është publikuar: 27/05/2008