E Diel, 1 Nëntor 2026

60-vjeçari Rama çon në 9 numrin e viktimave

Autori i Lajmit: red.
Minierat e Shqipërisë vazhdojnë të nxjerrin viktima përveç minereleve. Mehmet Rama ka humbur jetën dje, aksidentalisht, në minierën e Batrës. Ndërsa trupi i pajetë i 60-vjeçarit është nxjerrë nga nëntoka nga kolegët e tij. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë policisë lokale, sipas të cilave, Mehmet Rama, 60-vjeç, është aksidentuar dje në minierën e kromit në rrethana që ende nuk bëhen të ditura. Policia lokale bën të ditur se 60-vjeçari ishte nga fshati Gurrë i Matit dhe punonte në minierën e Batrës. Menjëherë pas aksidentit, një grup pune ka nisur hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit si dhe janë marrë dëshmitë e minatorëve të tjerë që ishin në punë në kohën që ka ndodhur aksidenti. Ndërkohë në galeritë nëntokësore të kësaj miniere kanë gjetur vdekjen brenda disa muajsh 9 minatorë.

Ky lajm është publikuar: 27/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›